Rama mendon të mbushë arkën/ Shpall amnistinë fiskale, sa zgjat dhe kush përfiton

Kryeministri Rama ka dalë sot në një lidhje live në facebook dhe ka folur më në detaje për amnistinë fiskale, që iu jep mundësinë qytetarëve të mbyllin paratë në banka. Para që deri më tani i kanë mbajtur në të zezë.
Ai tregon personat përfitues të këtij vendimi. Përfitues janë të gjithë qytetarët, qoftë edhe bizneset dhe emigrantët, të cilët kanë mundësi që tashmë të deklarojnë të gjitha të ardhurat e tyre.
Nuk përfshihen në këtë kategori të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë, si dhe personat e dënuar me vendim të formës së prerë.
Pjesë nga fjalimi:
Nuk mund të amnistohen të ardhurat nga aktiviteti kriminal dhe nga korrupsioni, përjashtohet të gjithë personat që janë të dënuar për aktivitete të veprimtarisë kriminale, që është dhe subjekt i ligjit special, OFL-së. Po ashtu përjashtohen nga kjo amnisti të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë, dhe të gjithë familjarët e tyre, të gjithë ata që janë pjesë e policisë së shtetit, prokurorisë apo gjykatave. Të gjithë të tjerët do të përfitojnë nga kjo amnisti, që do të kalohet së shpejti në Kuvend, çdo qytetar që ka një pasaportë të Shqipërisë mund të fitojë nga amnistia. Ajo mendohet të ketë një kohëzgjatje për rreth një vit, dhe të ndahet ne 3 fasha 4 mujore. Kush deklaron paratë në fazën e parë do të paguajë 5 për qind, ata që i dorëzojnë në fashën e dytë paguajnë 7 për qind dhe ata në fashën e tretë, 10 për qind.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment