Rama-Meta duel i pasinqertë !

Nga Namir Lapardhaja

Marredhenia e Rames me Meten qe ne krye te eres eshte marredhenie mosbesimi, ndaj ky i dyti i kerkon te parit, duke i shkelur syrin dhe opozites, qeveri besimi. Po a mund te kete qeveri besimi me partner qe shquhen per raporte mosbesimi?
Meta i thote Rames jep doreheqjen, vijojme bashke dhe fitojme, sepse Meta nuk beson tek Rama dhe tek ministri i tij i Brendshem, Xhafaj. Rama, nga ana tjeter, nuk beson tek sinqeriteti i Metes ne ate qe artikulon e thote, sepse Rama e di se, duke ia pasur gjithe kohes me hile Metes, ky i fundit nuk ka arsye per t’i qendruar besnik marreveshjes me Ramen.
Ne kete kuptim, perpjekja e Metes per te qendruar ne llogoren e konsensualitetit nuk ka lidhje me raportin e tij me PD-ne dhe opoziten, por me marredhenien e tij tejet te veshtire dhe tejet mosbesuese qe ai ka me Edi Ramen dhe te tjere ne PS.
Kjo me teper duket si nje lufte nervash. Koha do te favorizoje ate qe eshte me i durueshem dhe qe do t’i shkoje deri ne fund qendrimeve te tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment