Rama në Dropull, tallet me kryehipotekarin e Gjirokastrës

Kryeministri Edi Rama tallet me drejtorin e Hipotekës së Gjirokastrës Flori Tacin deri në atë pikë sa do të donte ta kishte burrin e motrës apo burrin e vajzës nëse do të kishte vajzë apo motër.

Shkak u bë ankesa e një banori dropullit në lidhje me hipotekën e tokës dhe pronës së tij cka nervozoi paksa kryeministrin Rama, i cili i tha qytetarit se zgjidhje mund ta gjente tek portali shqiperiaqeduam.al. Por qytetari vijonte të mos e kuptonte dhe këmbëngulte se problemi i tij qëndronte tek hipoteka. Por Rama i është përgjigjur prerë se ku mund të gjej përgjigjen.

Qytetari që mbrojti drejtorin e Hipotekës

Pas tij një qytetarë tjetër duket se e ka marrë fjalën, duke mbrojtur drejtorin e Hipotekës. Ai i tha Ramës që: “Drejtori i Hipotekës është një nga drejtorët më të mirë që ke”, edhe këtu Rama duket se nuk është përmbajtur më por ka reaguar.

Ai bëri ironi me qytetarin duke i thënë se nuk kishte motër që t’ja jepte për grua:  “Ai ka ardhur për hipotekën, ti më thua drejtori është i mirë. Unë s’kam motër t’ia jap për grua. Ti më thua mua drejtori është djalë i mirë. Për krushqi kemi ardhur këtu ne?

Hipoteka e Gjirokastrës është në qendër të kritikave nga qytetarët gjirokastritë pasi problemet që kanë nuk po marrin rrugën e zgjidhjes. Ky fenomen është që kur në këtë institucion është emëruar Florian Taci i importuar nga kryeqyteti.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment