Rama nga Tepelena : Rruget e ngushta? Keshtu jane ne te gjithe boten

0
350

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar këtë të enjte punimet në  rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh bashkinë e Tepelenës me bashkinë e Vlorës

Gjatë kësaj vizite kryeministri njoftoi hapjen e këtij aksi në muajin shtator.

Rruga Dukaj-Sinanaj do të jetë e gjatë 14.5 km dhe e gjerë 4.5 metra lidhur me përmasat Rama e ka justifikuar ngushtimin e rrugës duke thënë se të tilla bëhen në gjithë botën.

“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, duhet të jenë më të gjëra, rrugët turistike nuk duhen të gjejmë më të gjëra, kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën, pasi nuk kanë prezencë të trafikut, dhe mundësojnë lëvizjen e nevojshme në akset turistike, tani të gjitha asket e kthejnë Tepelenën nga një xhep fals në një pikë distribucioni të lëvizjes për turistët që vijnë qoftë nga juglindja, qoftë ato që vijnë nga perëndimi përmes Tiranës apo jugut përmes Sarandës dhe e gjitha bëhet një pamje fantastike turistike që dhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur gjithnjë e më shumë” , tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here