Rama paralajmëron masa të ashpra për kriminelët nga nëntori , a do” bien në rrjetë peshqit e mëdhenj ?”

0
138

Edi Rama ka paralajmëruar se në nëntor do të publikojë një sërë masash për personat me precedentë kriminal por ashtu si dhe më parë ” peshqit e mëdhenj ” do notojnë të lirë përveç të vegjëlve edhe nëse bëhet diçka e tillë.
” Brenda nëntorit unë do të shpall përpara shqiptarëve Një plan të posaçëm për të gjithë personat me precedentë kriminal, jo më në politikë se në politikë e kemi bërë ne”, tha Rama.

“Të gjithë personat me precedentë kriminal apo të skeduar si persona të përshirë në aktivitet krimin të cilëve do t’ju rezervojmë një trajtim shumë të veçantë, një trajtim që asnjërit këtu nuk iu a merr mendja. Kjo gjë që do bëjmë tani ka ardhur koha të bëhet dhe ka ardhur mundësia të bëhet sepse policia e shtetit i ka fituar të gjitha ato hapësira në terren”, tha më tej kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here