Rama : Unë pi ujë nga rubineti, Zaho lahet dy herë në ditë

0
146

Edi Rama përmes një konference për mediat ka folur për situatën e furnizimit me ujë ne Shqipëri. Teksa shqiptarët denoncojnë pafund ujin e munguar, Rama ka vijuar propagandën duke thënë që edhe vetë pi ujë rubineti, ndërkohë që nuk mungojnë tenderat në institucione për ujë të pishëm. Ndërkohë ai është përgjigjur edhe pyetjes se nëse a lahet Zaho, djali i kryeministrit me ujin nga rubineti për të cilin qytetarët ankohen se ka shumë klor. Rama thekson se i biri lahet dy herë në ditë në mëngjes e darkë pasi ka shumë dëshirë.
Pyetjet:
E pini ujin nga shtëpia?
Mos ki asnjë dyshim. Sa i përket mesatareve unë iu referova faktit se Tirana ka një rritje të sumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vet, ka disa ora 24 orë, ka disa që nuk janë, e dimë shumë mirë. Ka një rritje të ndjeshme përpara se të fillonte ky transformim me këto masive.
A lahet Zaho me ujin e rubinetit?
Dy herë në ditë, mëngjes dhe në darkë sepse ka shumë dëshirë që të lahet. S’di ku gjendet tjetër ujë përveç nga rubineti.
Nuk e laj me ujë shiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here