Rama për drejtësin: Jemi optimistë po pastrojnë llumin

0
134

Edi Rama po zhvillon konferencën e fundit të këtij viti, ku po bën një përmbledhjeve të zhvillimeve të ndodhura me 2020. Ai e nisi me Reformën në Drejtësi, të cilën e quajti një kthesë historike.
Raama tha se ata që janë larguar apo tërhequr vet nga sistemi i drejtësisë dhe që nuk justifikojnë pasurinë do të përballen me drejtësinë.
“Dua ta nis me reformën në drejtësi duke pasur parasysh faktin që me të drejtë qytetarët kanë një pritshmëri të lartë prej shumë vitesh pasi i kanë dhënë një mbështetje të madhe. Kanë edhe një padurim për faktin se ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë dhe ende sot drejtësia nuk ka arritur deri në atë pikë të reagimit të saj ndaj llumit dhe zullumit që të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve. Dua të ndaj me të gjithë faktin se procesi i ndërtimit të një sistemi të ri drejtësie nuk zhvillohet as sa hap e mbyll sytë dhe as pa pengesat e veta. Sidoqoftë ka arsye për të qenë optimistë për të ardhmen.
Ky proces ka nisur me pastrimin e llumit të grumbulluar në dekada dhe nëse shohim shifrat konfirmohet arsyeja për të qenë optimistë për nesërmen. Deri më sot janë rivlerësuar nga vetting 322 individë nga të cilët më shumë janë larguar se konfirmuar. 128 të shkarkuar drejtpërdrejtë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me vetëdijen e pamundësisë për ta kaluar filtrin. Vetëm 118 janë konfirmuar. 202 të larguar dhe 118 të konfirmuar”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here