Rama për Vjosa Osmanin: Shfaqet këtu dhe bën politikë me traun

0
143


Edi Rama foli sot në lidhje me deklaratat e bëra pak ditë më parë në Shqipëri nga Presidentja e Kosovës në Detyrë, Vjosa Osmani.
Rama e ka cilësuar Kosovën si vend fqinj më të cilët nuk dëshiron të ketë probleme. Kryeministri kritikoi Osmanin, duke deklaruar se bën politikë të brendshme me shtylla të politikës së jashtme.
Kreu i qeverisë përmendi edhe debatin për traun duke thënë se Osmani bën politik në Shqipëri për të fituar vota në Kosovë.
“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero problemeve fqinjët. Por zero problemeve fqinjët nuk o të thotë fshehe e problemeve por zerim. Nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim, prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe ajo e jashtme është bërë e brendahs. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. Është një problem që e shoh me shumë shqetësim e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në kKosovë. Jam përpjekur edhe publikisht pa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal ku një nga shtylla e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë. Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosin vullnetin e shtetit të Kosovës në shtëpinë e Bardhë për shengenin dhe një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri të bëjë politikë të brendshme me këtë. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë me një çështje administrative me vendin fqinj, të vish në Tiranë, të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nës epër zonjën Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky tra është në mes të atdheut dhe duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët”,- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here