Rama përdor zyrtarin e lartë amerikan për t’u tallur me BE-në

0
129

Nënsekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach ka nënshkruar në Tiranë marrëveshjen për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Në fjalën e tij ai tha se rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, do krijojë vende të reja pune, ndërsa e quajti Skavicën një projekt historik.

Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri Edi Rama është tallur dhe ka sulmuar hapur me Bashkimin Europian. Rama nuk kurseu mllefin edhe ironinë, teksa iu drejtua zyrtarit amerikan duke i thënë se këto kohë shqiptarët dhe amerikanët kanë një gjë të përbashkët; nuk lejohen të futen në Europë.

Duke tentuar që të lëshojë `shakanë` dhe batutën e radhës, Rama, ka shfrytëzuar marrëdhëniet momentale jo të shkëlqyera të administratës Trump me Europën dhe veçanërisht me Gjermaninë, për të sulmuar BE-në. 

Kjo deklaratë denigruese ndaj BE-së vjen në një kohë, kur jo vetëm Berlini zyrtar po i kërkon kryeministrit të Shqipërisë që të plotësojë kushtet e vendosura 1 vit më parë për hapjen e negociatave dhe nisjen e Konferencës ndërqeveritare.

Gjithashtu Ramës i ka ngecur “sharra në gozhdë” me BE-në, edhe për sa i përket shkeljes së hapur që po i bën marrëveshjes së `5 Qershorit` si dhe për të ashtuquajturin ligj `anti-shpifje` për mediat.

“Falënderime edhe njëherë për vizitën tuaj sidomos në këtë kohë të vështirë. Edhe pse më vjen mirë që kemi një gjë të përbashkët shqiptarët dhe amerikanët këto kohë në këto kohë, që në Europë nuk na lejohet të hyjmë. Ne kemi qenë mësuar me këtë, por fakti që ju kemi edhe juve tani bashkë me ne që nuk na lejojnë të shkojmë në Europë se kanë hall që u çojmë Covidin është kënaqësi e madhe që takohemi në Tiranë. Koha do e tregojë se sy është vendi i duhur për të qenë sëbashku dhe s’ka vend më të bukur se ky në mes të Europës. Shpresoj që ju ta ndjeni këtë gjë edhe vetë, siç e ndjen çdo ditë ambasadorja dhe nuk e vuan fare këtë izolim nga Evropa”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here