Rama perjashton nga grupi parlamentar i PS deputetin Gjetan Gjetani se kerkoi protesta kunder krimit dhe policise pas vrasjeve ne Kurbin

0
164

Rama në një gjendje të rënduar psikologjike shpalli armik të brendshëm të PS deputetin e PS të Kurbinit i cili një ditë më parë paralkajmëroi protesta për shkak të lidhjeve me policisë me krimin.
Hakmerret Edi Rama, një ditë pas i akuzoi policinë si të paaftë është përjashtuar nga grupi i PS-së deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani.
Jo më larg se dje deputeti Gjetan Gjetani akuzoi se Policia e Kurbinit është e paaftë dhe ordinere, duke iu referuar dy vrasjeve të fundit që ndodhën në këtë qytet.
‘’Sot nuk ka ardhur dhe ka bërë shumë mirë. Ai nuk ka bërë asnjë punë dhe ka kërkuar vetëm ndere për të bërë emërime dhe kërkonte që të emëronte edhe shefa komisariatesh. Ky deputet nuk ka më vend tek ne’’, u shpreh Rama.

Deklarata e Gjetanit
“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet i kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’i bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike”.
Kjo deklaratë e Gjetanit duket e ka shqetësuar së tepërmi ramën. Ajo është një tregues I qartë se revolta kundër bandës së krimit në qeveri ka nisur tahsmë edhe në nivelet më të larta të PS dhe një deputet si Gjetani ka pasur kurajon që ta denoncojë publikisht.(Rilindja Demokratike)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here