Rama-sipermarresit nga Tepelena: Ju nga ajo zone jeni mishngrenes te lindur

0
167

Kryeministri Edi Rama ishte sot në tre fabrika në zonën e Vorës dhe Kasharit, ku pa nga afër punën e tyre. Teksa po flisnin për tregëtimin e mishit, Rama nuk e kurseu ironinë ñdaj sipërmarrësit nga Tepelena duke i thënë se njerëzit nga ajo zonë janë mishngrënës të lindur.

Rama: Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme

Sipërmarrësi: Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena.

Rama: Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here