Rama u bën presion naftëtarëve: Dilni nga greva

0
131


Teksa naftëtaret e Ballshit, janë në ditën e tyre të 9-të të grevës, dhe gjendja sa vjen e rëndohet, Edi Rama u vendos kushte se do t’i takojë ato, vetëm në rast se e lënë në mes grevën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u kërkon naftëtareve që të lënë grevën e urisë, pasi asgjë nuk mund të zgjidhet me presion.
Rama: Unë jo vetëm nuk po hesht, por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione dhe me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.
Gjendja e naftëtareve nuk ka qenë e mirë, madje njëra prej tyre, u dërgua mbrëmjen e djeshme me urgjencë drejt spitalit.
Ato thonë se; nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësimin e të gjitha kushteve të tyre, që janë; marrja e pagave të prapambetura, si dhe rifillimi i punës në Rafineri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here