Rama “zbor” ambasadorëve në Gjirokastër, vonohet 1 orë

Prezencë mjaft e ulët e qytetarëve të cilët ishin thirrur për të qenë në aktivitetet që ka organizuar Prezenca e BE në Tiranë dhe përfaqësuesja e saj në Shqipëri Romana Vlahutin me rastin e Ditës së Europës. I gjithë trupi diplomatik i akredituar në kryeqytet, ka qenë në ceremonitë e sotme festive për këtë ditë që janë organizuar në kalanë e qytetit.

Aktiviteti kryesor, ishte parashikuar të fillonte në orën 18:00 kohë kur do të vinte edhe vetë Edi Rama, por ai ka mbërritur 60 minuta me vonesë duke shkaktuar indinjatë tek përfaqësuesit diplomatik dhe tek vetë zonja Vlahutin e cila ishte e corjentuar dhe e shkujdesur deri sa pa portretin e Ramës tek vinte nën shoqërimin e Tërmetit të Tepelenës dhe nga Mirelës së Kulturës. Në këtë cast, Vlahutin mori frymë thellë dhe vijoi aktivitetin e lajmëruar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment