Raporti/ Basha: Korrupsioni i qeverisë Rama po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun!

0
138

Pas publikimit të raportit të organizatës Transparency International e cila e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku mbizotëron korrupsioni dhe nuk po bëhet asgjë për ta luftuar këtë të fundit ka reaguar edhe kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në FB :

“Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjeravetëm gjatë vitit të fundit.
Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.
Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here