Raporti i Freedom House/ Basha: Shqiptarët kërkojnë ndryshim!

0
165

Një tjetër raport i rëndësishëm ndërkombëtar trego rënie të Shqipërisë në indekset e lirisë dhe demokracisë.

Këtë herë ishte Freedom House që publikoi indeksin politik dhe të drejtave të njeriut.

Pas publikimit të raportit, reagoi kreu i opozitës, Lulzim Basha. Sipas tij, sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveris, aq më keq bëhet jeta për njerëzit.

“Sipas Freedom House, Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira” shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here