Raporti: Policët me grada të larta më të korruptuar, efektivët prishin provat e favorizojnë krimin

0
163

Oficerët me gradë të lartë janë më të korruptuar ndër uniformat blu. Ky rezultat është arritur në raportin më të fundit të IDM ku thuhet se efektivët prishin dhe provat në vendngjarje. Një tjetër problematikë evidentohet dhe te rritja në gradë, ku nënvizohet se ka ndërhyrje të fortë prej politikës.
Korrupsioni në radhët e uniformave blu vijon të jenë në nivele shqetësuese, pavarësisht masave të marra nga vetë drejtoria e Policisë apo Ministria e Brendshme.
Në një raport të IDM mbi integritetin dhe korrupsionin në radhët e uniformave blu, policia rrugore dhe ajo e kufirit rezultojnë dy departamentet që u kanë kërkuar qytetarëve ryshfet.
Publiku mendon se korrupsioni është më i përhapur mes gradave të larta drejtuese, sesa tek oficerët e rangut të ulët dhe të mesëm.
Sipas raportit, qytetarët renditin edhe drejtorinë e Antidrogës dhe trafiqeve si dhe Departamenti i Krimit Financiar.
Rreth 60% e të anketuarve, akuzojnë punonjësit e policisë se bashkëpunojnë me bandat dhe prishin provat në vendin e ngjarjes.
Problematika mbeten edhe abuzimi me fondet, apo ngritja në detyrë sipas meritokracisë.
Gjysma e të anketuarve mendojnë se ndikimi i politikës në emërime është i madh.
Sipas sondazhit, faktorët që kanë ndikuar në nxitjen e korrupsionit, janë pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës apo dhe trajnimet e dobëta.
Rezultatet e studimit u evidentuan nga sondazhet dhe pyetësorët e kryera në 12 qarqet, në të cilat ndodhen dhe drejtoritë vendore të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here