Reagim i fortë kundër vendimeve të këshillit të bashkisë

Nga Gramoz Braho/

Të nderuar qytetarë të Gjirokastrës,

Skandalet për menaxhimin e situatës nga ana e intitucioneve nuk kanë të sosur, momente delikatë për biznesin, për kategoritë në nevojë, dhe për çdo qytetar kur përveçëse për shkak të masave të marra liria e tyre është kufizuar duhet të dëgjojnë dhe dalldisjet që po bëjnë drejtuesit e institucioneve Lokale.

Partia për Europianizim dhe Integrim ( Dega Gjirokastër) po rreagon nëpërmjet kësaj deklarate drejtuar edhe mediave:

1. Heqja e tarifës nga ana e Bashkisë për bizneset për periudhën 2 – mujore nuk krijon asnjë lloj impakti pozitiv në lidhje me të ardhurat dhe rimëkëmbjes së këtyre bizneseve, ajo që duhet të ishte insitituar duke ju drejtuar Qeverisë pas një database të strukturuar nga Bashkia do ishte pagesa ” Kesh” e punonjësve të këtyre bizneseve, kjo do inkurajonte dhe përkrahte këto Biznese në këtë situatë, pjesa juaj i nderuar Doktor është thjeshtë, reklamë e cila është në dëm të promotorit kryesor të biznesit Gjirokastrit pra, Turizmit.Sa është numri i këtyre Bizneseve që përfitojnë meqënëse deklaruat shumën totale?

2. Deklaroni se kanë aplikuar 157 familje nga të cilat kanë përfituar 73?!!?Turp, turp shumë turp i nderuar Doktor, po menaxhoni situatën si të ishim në kushte normale pa deklaruar shifra të sakta por vetëm po mundoheni të manipuloni!Deklaroni se ndihmës ekonomike i janë shtuar vetëm 30 familje në nevojë për muajin Prill por nga ana tjetër ju keni ndihmuar 2000 familje në nevojë madje duke shtuar se i keni çuar pako nga dy herë!!

Ndajeni mendjen edhe me qytetarët që ju dëgjojnë, sa familje keni ndihmuar realisht dhe sa familje janë asistuar për barna dhe nevoja të tjera?Propozimi ynë vazhdon të jetë:

Anulloni investimet publike të parqeve, këto investime duhet urgjentisht të ndihmohen familjet në nevojë, nuk mund t’i trajtoni ” Ca të nënës dhe ca të njerkës”Ju e dini shumë mirë sepse keni qënë përfaqësues Qarku ( deputet) sa është minimumi jetik për frymë në Shqipëri, e dini që 80% e popullsisë janë shtresë e varfër, prandaj ju dhe “Rilindja” hoqi fashën mbrojtëse sociale për këto familje që sot para syve të tyre para lutjeve dhe lotëve të fëmijëve ju, dhe ” Kalorësia juaj” të bëjnë rolin e heroit!Ne jemi të qartë në propozimet tona:

1. Database nga institucioni Bashkisë drejtuar qeverisë që punonjësit në Biznese të marrin pagën ” Kesh” për këto muaj që është shpallur gjëndja e emergjencës civile

2. Anulloni ndërtimin e parqeve, rishikoni Buxhetin e Bashkisë Gjirokastër dhe ato fonde të përdoren për kategoritë në nevojë

3. Rishikoni pagat e administratorëve duke filluar nga pozicioni juaj për muajt e situatës që ka kapluar vendin tonë.

4. Plan strategjik për turizmin dhe sigurimi minimumi i një asistenti ( punonjës) me pagë të paguar nga institucioni i Bashkisë për një periudhë 6 – mujore, qoftë dhe me kohë të pjesëshme.I nderuar Doktor, rreagim dhe jo reklamim!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment