Reagon deputeti i PD per Qarkun Gjirokaster – Tritan Shehu

Nga Tritan Shehu

Duke lexuar ne disa media nje lajm per nje “mbledhje okulte” te nje pjese te Keshillit Bashkiak te Gjirokastres, pa pjesemarjen e keshilltareve te PD dhe Kryetares se Keshillit, pra jo ne perputhje me ligjitimitetin, desheroj te theksoj sa me poshte:
Keshilltaret e PD ne Gjirokaster e ne te gjitha Bashkite e atij Qarku, pa asnje perjashtim, qe prej zgjedhjes se tyre kane treguar nje integritet te larte politik e moral, ne mbrojtje te programit tone e te interesave te qytetareve.
Asnje nga ata nuk eshte “joshur nga premtimet” apo lekundur sado pak nga presionet e nje pushteti te lidhur me shume fije me krimin e korrupsionin.
Ky eshte nje shembull tjeter i qarte, qe demostron vlerat tona si force politike e te individeve qe na perfaqesojne nepermjet votes se elektoratit, nje garanci qe pa dyshim vecse na forcon e na shton mbeshtetjen ne te gjithe Qarkun.
Me kete rast desheroj te falenderoj te gjithe keshilltaret e PD ne Qark per konseguencen e treguar, duke qene koshient per betejat e tjera politike decisive qe na presin.
Ne kete rruge pa dyshim ne jemi te hapur te bashkepunojme me te gjithe ato forca politike apo individe, qe jane te vendosur t’i kundervihen ketij pushteti, qe vecse demokratik e per qytetaret nuk eshte.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment