Reagon gazetari Bledi Mane ndaj fyerjes që Rama shkarkoi ndaj kolegëve të tij sot

0
201

Fyerjet e Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve kanë shkaktuar reagime të shumta nga politika dhe opinioni publik. Në një postim në rrjetin social Facebook, gazetari Bledi Mane i ka kërkuar Kryeministrit të kërkojë menjëherë falje  publike.

Postimi i plotë i Bledi Manes në FCB. 

Fyerjet cinike dhe urrejtja ndaj gazetarëve që sot kryeministri shqiptar nxori nga goja, janë një tjetër atentat ndaj fjalës së lirë dhe mediave.

Nëse dje Sali Berisha dhunonte dhe shkatërronte fizikisht gazetarët dhe redaksitë, sot Edi Rama fyen dhe lëndon publikisht lajmësit.

Qetësohu kryeministër dhe reflekto, kërko ndjesë publike dhe krijo marrëdhënie të tjera me gazetarët. Pa gazetarët ti kurrë nuk do vije në pushtet dhe mos shpërdoro pushtetin duke na sulmuar ne!

Mos e lëntë perëndia një vend pa doktorë, pa policë, pa mësues dhe pa gazetarë, përndryshe do vdisnim duke lënguar mes një injorancë kolektive!!!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here