Reagon LSI Gjirokastër pas rebelimit të Kokos dhe Kllapit, janë tonat nuk na kanë braktisur

0
153

Pas zhvillimeve të sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e para që ka reaguar ka qenë LSI Gjirokastër.

Përmes një deklarate për shtyp LSI e quan normale që dy prej këshilltareve të veta, asistuan në mbledhjen e sotme ku ishin vetëm këshilltarët socialistë dhe nga ana tjetër, shpreh se nuk ka pasur vendim politik për pjesmarrje të LSI në këtë mbledhje.

Njëkohësisht në deklaratën e LSI, jepen “leksione” demokracie të brendshme madje duke apeluar edhe tek partitë e tjera që të veprojnë si vetë LSI, ku cdokush ka të drejtën të mendojë dhe të veprojë me koshiencën e vet. Kjo duke i’u referuar kësisoj dy këshilltareve “rebele” Vjollca Koko e Rajmonda Kllapi të cilat shkuan në mbledhjen e thirrur nga këshilltarët socialistë dhe votuan shkarkimin e Mimoza Comos nga posti i kryetares së Këshillit Bashkiak.

Në fund LSI e Gjirokastrës, cmon se këshilltaret “rebele” janë sërish pjesë e kësaj force politike pavarësisht se sot ato kanë vepruar të “pavarura”.

Deklarata e plotë e LSI Gjirokastër.

Lsi Gjirokastër, e qartë në misionin dhe vizionin e saj, ka treguar gjatë gjithë kohës maturi dhe qetësi përkundër sulmeve që i janë bërë pa ndërprerje. Kjo parti, pavarsisht shpifjeve që hapen vazhdimisht ndaj saj për shkak të frikës që kanë “të mëdhenjtë”, ka ditur të ruajë orientimin dhe i ka qëndruar besnike qëllimeve të veta. Një nga arsyet se përse qëndron kaq fort përballë partive të tjera që e rivalizojnë është se në ndryshim nga ato, LSI i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të demokracisë brenda saj. Tek LSI mendimi ndryshe do të thotë zhvillim. I tillë ishte edhe rasti i ngjarjeve të fundit në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër ku dy këshilltare përfaqësuese të LSI kanë marë një venfim personal për të mos mbështetur shumicën e grupit të këshilltarëve të LSI. E kuptojmë perceptimin e komunitetit se shumica e vendimeve që merren në parlamentin e qytetit merren në zyrat e partive por në rastin tonë njerëzit janë të lirë në vendimet e tyre dhe kjo nuk do të thotë aspak se ato janë larguar nga përfaqësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk është aspak serioze që një herë na akuzojnë se ju bëjmë presion këshilltarëve pastaj akuzojnë këshilltarët që veprojnë ndryshe nga ajo që presin si tradhëtarë. Përfundimisht znj. Koko dhe Kllapi kanë vepruar sipas vendimit të tyre personal duke marë pjesë dhe duke votuar në një mbledhje që lë dyshime për legjimitetin e saj, pra nuk kanë vepruar sipas një vendimi politik, por kjo nuk i përjashton aspak nga LSI. Ato janë dhe ngelen përfaqësueset tona. Ka ardhur koha të mësohen të gjithë me demokracinë brenda partise. Urojmë që këtë demokraci të kenë edhe partitë e tjera.
Nga LSI kush ishte për tu larguar, u largua, partia u pastrua dhe në vazhdim ne po rritemi sepse rreth nesh po afrohen ata që besojnë në parimet tona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here