Reagon PD Libohovë për investimet e Bashkisë

0
149

Nxitimi per te shperndare lajme te mira per investimet e qeverise e ka kthyer institucionin e Bashkise Libohove ne nje megafon propagandistik vetmburrjeje.
Lajmi i fundit eshte per nje investim te pritshem per palester ne shkollen 9-vjecare, investim qe te pakten dihet nuk eshte i bashkise dhe personat qe jane interesuar per te jane me lidhje te forta ne pushtetin qendror.
Por megjithate shume mire qe dikush eshte interesuar per kete investim.
E papershtatshmja dhe keqperdorja ne keto lajme dhe keto investime eshte deshira e madhe per levdata dhe perfitime personale.
Nese vertete do te duhet nje investim emergjent ne institucionet arsimore ne Libohove, i pari duhet te jete kopshti i femijeve, projekt i bere qe gati 6 vjet me pare me nje vlere afersisht sa kjo palester.
Nje ambient tejet i amortizuar qe nuk ofron asnje lloj kushti minimal mesimdhenieje dhe komoditeti dhe qe per turp Bashkia Libohovë mburret me ca bojatisje qe bejne nje here ne vit ca nxenes shkollash nga Belgjika.
Institucionet shkollore ne Libohove vuajne mungesen e theksuar te bazes materiale, nuk kane asnje laborator funksional, vuajne mungesen e ambienteve te brendshme per tualete, kane biblioteka te amortizuara dhe te vjeteruara, oret mesimore behen te cunguara dhe mesimdhenia lengon.
Pushteti vendor mjaftohet me disa kova hidromat ne gusht e shtator, nderkohe qe nuk ndermer asnje iniciative per te fuqizuar kete hallke shume te rendesishme te jetegjatesise se kesaj zone, pasi dita dites largohen nxenes nga keto shkolla dhe kjo paralajmeron plakjen dhe vdekjen e ketij qyteti.
Megjithate urojme t’u hapen syte pushtetareve qe punet qe do te bejne te mos i varin si medalje ne gjoks dhe pare xhepi sepse ligji dhe njerezit do i gjykojne shume shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here