Reagon PD Libohovë për masakrën pyjore në Zagorie: Bashkia bashkëautore në krimin ekologjik

Dega e PD në Libohovë, ka reaguar rreth masakrës pyjore që po ndërmerret kohët e fundit në Zagorie.

Në një deklaratë të bërë publike në rrjetin social FCB, PD e Libohovës denoncon masakrën dhe Bashkinë e Libohovës e cila është përgjegjëse për situatën e krijuar.

Demokratët e Libohovës kanë ngritur zërin e banorëve të Zagories të cilët ndodhen të pabrojtur me këtë rast, karshi apelimeve të tyre për ndërprerjen e prerjes së drurëve në pyjet e zonës.

Deklarata e PD Libohovë.

Masakra vazhdon! Natë për natë kamionë me dru të prera pa kriter zbresin nga fshatrat e Zagorisë pa u shqetësuar nga askush, lehtësisht mund ti dallosh rreth orës 7-8 të mbrëmjes.
Shqetësimeve të banorëve të zonës, Bashkia e Libohovës u përgjigjet me fletë-rrufe në facebook ku dihet që në Zagori nuk ka drita pale facebook dhe ndërkohë asnjë masë nuk është marrë për ngrohjen e shkollave dhe kopshteve në këtë prag dimri, madje as për popullsinë nuk është siguruar asgjë edhe pse me ligj bashkia duhet të menaxhojë dhe sigurojë këtë nevojë jetike.
Pyjet e Zagorisë po shpërbëhen në interes të tregtisë së paligjshme kur dihet që është në fuqi, një moratorium për mbrojtjen e tyre dhe shteti është bashkëpunëtor në krim në këtë rast.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment