Reflektimi i Bejkos, ish studentit të dhjetorit ’90 sot në ditën e demokracisë

0
368

capture

Ish studenti i dhjetorit Roland Bejko, ka ndare me miqte e tij ne rrjetin social FCB, pakënaqësinë e tij për shkallën e ulët të demokracisë në vend edhe pas 26 viteve demokraci.

Me poshte reagimi i plote i Bejkos.

Meqë sot është 8 Dhjetori dita që kujton lëvizjen studentore 1990 kundër diktaturës komuniste, si një ish, ma do dhe mua nderi të them dy fjalë :

1. Edhe kur qe mbushur vendi me trima dhe kishte një revoltë mbarëpopullore, na u deshën gati dy vjet për t’ju hequr shqiptarëve nga qafa zgjedhën e Ramiz Alisë. Dhe për çfarë?

Për t’ju bërë sot peshqesh Edi Ramën.

2. Atëherë ishim të lirë e trima për të folë e për të reaguar pa u trembur nga asgjë, as nga vdekja.

Sot jemi dhjaksa. I trembemi parasë dhe pushtetit.

3.Atëherë kishim një ëndër; si ta bënim Shqipërinë Demokratike dhe Evropiane.

Sot kemi prap një ëndër : Paranë dhe pushtetin e menjëhershëm.

Ju lutem, ti lëmë përbetimet e mëdha në rrjetet sociale. Mos ta fyejmë Azem Hajdarin, Arben Brocin dhe gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë.

Ne të gjithë jemi shumë larg aktit të tyre.

A kemi këllqe ta rrëzojmë Edi Ramën me gjithë oligarkinë kriminale që e ka zënë për fyti demokracinë dhe të ardhmen e këtij vendi?

Jooo!
Atëherë ne kemi dështuar.

Sot, lyeni bukur flokët me xhel dhe mos haroni, bëni ndonjë sellfi para monumentit të Azemit !
Kujdes. Dilni bukur në foto. Qeshni pak, dhe mos nguroni të ngrini edhe dy gishtat lart.

Se fëmijët tanë ndërkohë po bëjnë plane e skema si të ikin pa kthim nga Shqipëria.

Nuk kanë faj. Se ne në atë kohë besuam e shpresuam ta bënim Shqipërinë vend të mundësive. Por dështuam. E bëmë vend të pamundësive.

E pra.

Është tjetër të sakrifikohesh për lirinë, dhe tjetër të sakrifikohesh për mirëqënien personale!

Tjetër të sakrifikosh për demokracinë, dhe tjetër për pushtetin personal.

Do njerëz të lirë kjo punë.
Do trima, jo tlima!

Mbase ka të tillë, po nuk i shoh gjëkundi, përveç se në facebook.

Gëzuar 8 Dhjetorin, megjithatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here