Reforma e drejtësisë ka ngecur në një pikë. Nga Artan Hoxha

0
360

Reforma e drejtësisë ka ngecur në një pikë. Fare pak në dukje, shumë në fakt. Arkimedi nuk shqetësohej për levën por për pikën e mbështetjes. Pika ka rëndësi. Levën e bën të gjatë aq sa të duhet për të lëvizur botën.

Pika e vetme në diskutim është roli i ndërkombëtarëve në përzgjedhjen e kandidatëve për strukturat e vetting dhe shkallën e ndikimit të tyre në përcaktimin e atyre 21 shqiptarëve që do të përzgjidhen për të kryer vetting të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë nga të cilët, 14 do të gëzojnë për 5 vite statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe, 7 vetë për 9 vite, statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vijim me gjasa të emërohen përjetë gjyqtarë a prokurorë të nivelit të lartë.

Në çdo variant të mëparshëm të paketës kushtetuese, për sa kohë Kuvendi do të votonte me shumicë të cilësuar (3/5 apo 2/3 e votave si varianti më i fundit brenda këtij varianti), ndërkombëtarët e Tiranëes ishin rehat me rolin rekomandues të tyre lidhur me kandidaturat për strukturat e vetting.

Arritën deri aty sa të refuzonin propozimin më maksimalist të demokratëve të majit 2016 që ta kryenin ata vetë, me njerëzit e tyre, gjyqtarë e prokurorë të huaj, të organizuar në një Komision Ndërkombëtar Monitorimi (KNM), vetting për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese (GjK), anëtarët e Këshillit teë Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe të Këshillit të lartë të Prokurorisë (KLP). Më pas, KLGJ dhe KLP të ngritura rishtaz, me mbështetjen e afërt dhe pjesëmarrjen proceduriale e të fuqishme të KMN do të kryenin vetting të gjitheë gjyqtarëve e prokurorëve të tjerë me GjK e ngritur rishtaz si instancë apelimi.

Demokratët ofruan status Komisioni, status ky më shume se statusi i një Operacioni Ndërkombëtar Monitorimi (ONM), ofroi një copës sovraniteti, kompetenca konkrete administrative dhe/ose kuazi gjyqësore për këtë strukturë të huaj por, përkundrejt përgjegjshmërisë së qartë e të plotë të institucioneve të huaja nëe këtë segment. Kështu dhe vetëm kështu mund të lëshohet një copëz sovranitet, kur ia vlen.

Propozimi demokrat ishte njëkohësisht eficient pasi evitonte bashkëekzistencën e strukturave të përhershme (KLGj, KLP) me strukturat e përkohshme të vetting, ndonëse shumë afatgjata, 5-9 vjeçare, duke zgjidhur kështu edhe vërejtjet e forta të Komisionit teë Venecias mbi jetëgjatësinë dhe mbivendosjen.

Kujtojmë këtu se, në një shtet të së drejtës, përgjegjshmëria për strukturat jo politike del vetëm përmes një procesi të rregullt ligjor ndërsa për ato politike sipas rastit, ose përmes këtij procesi ose përmes një procesi zgjedhor ose të dy bashkë. Në rastin e një strukturë të huaj përgjegjshmëria del përmes një procesi të rregullt ligjor që parashikohet shprehimisht në marrëveshjen ndërkombëtare përkatëse, duke qenë fillimisht e parashikuar si status në aktin Kushtetues. E përmban edhe Kushtetuta aktuale në princip.

Ndërkombëtarët e Tiranës nuk e pranuan kompetencën direkte kundrejt përgjegjshmërisë direkte, dhënë shprehimisht me projekt-akt juridik kushtetues nga demokratët. Nuk pranuan t’i nxjerrin me duart e tyre gështenjat nga zjarri. Ju dilte e tepronte roli rekomandues në çdo variant të mëparshëm por ndërruan befas qëndrim pa dhënë asnjë shpjegim.

Për herë të parë të dielën e kaluar, me variantin hibrid, sipas tekstit me shkrim, ndërkombëtarët e Tiranës kërkuan kompetencë direkte por pa përgjegjshmëri direkte kundrejt pranimit të propozimit të PD që votimi në Kuvend të bëhej paraprakisht nga komisioni ad-hoc me 6+6 anëtarë për të kaluar më pas në plenaren e Kuvendit, me votim të cilësuar e në përshkallëzim zbritës si mekanizëm zhbllokimi, ndërsa vetting i kandidatëve të bëhej nga një treshe e përzgjedhur me short nga gjykatësit e GjK, me instancë apelimi vetë këtë gjykatë, nën monitorimin e rreptë dhe informacionet e dhëna nga ONM me të drejta proceduriale në proces.

Në tekstin e shkruar të variantit hibrid, shihet qartësisht se ndërkombëtarëet kërkojnë të vendosin “heqjen nga lista të kandidatëve të papërshtatshëm” lidhur me kriteret e vetting, pra papërshtatshmërinë lidhur me aftesitë profesionale, integritetin moral (lidhje me krimin) dhe (ligjshmërinë) e pasurisë.

Më së pari, ta barazosh shprehjen “heqje nga lista” me shprehjen “rekomandim negativ” siç bëri ambasadoresha Vlahutin të mërkurën e kaluar, fill pas publikimit të kundërpropozimit të PD, nëse nuk është padije është fyerje e qëllimshme e inteligjencës. Të thuash se SHBA nuk e pranon se propozimi demokrat bie ndesh me Komisionin e Venecias pa shpjeguar se ku ndeshet ky propozim, siç bëri ambasadori Lu, nëse nuk është padije është arrogancë.

Së dyti, propozimi hibrid përzien uje e verë bashkë nga ku s’del as uthull. Pas një procesi me mundësi sqarimi, ankimimi dhe verifikimi të kritereve të nevojshme por jo të mjaftueshme ligjore nga Avokati i Popullit (vitet e eksperiencës profesionale, plotësimi i rregullt i formularit, dokumentet e dorëzuara etj), nëse do të bëhet vetting i tyre, lista e kandidatëve duhet të kalojë doemos në një tjetër hap paraprak, përpara se të kalojë në hapin e përzgjedhjes diskrecionale, preferenciale, subjektive.

Në këtë hap paraprak kërkohet verifikimi i plotësimit të kritereve minimalisht të domosdoshme ligjore të vetting, njësoj si në rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të kalojnë në vetting, pra sipas një procesi të rregullt ligjor të verifikimit të plotësimit apo jo të të njëjtave kritere të vetting.

Nëse nuk bëhet kjo, mund të ndodhë që për të njëjtat kritere njësoj të paplotësuara një gjyqtar/prokuror humbet postin, një kandidat për strukturat e vetting fiton një post dhe nesër, ndonëse vetë me këtë cen, do të gjykojë gjykatësit/prokurorët me të njëjtin cen e do t’i largojë nga detyra.  Kjo do të ishte sa e padrejtë, aq e pamoralshme e po aq e pakuptimtë, shkurt e rrezikshme. Aq më shumë kur këta, njëherë të emëruar, nuk kalojnë më në vetting, janë praktikisht të paprekshëm.

Sa për ilustrim: në rastin e pasurisë gjyqtari/prokurori e humbet postin kur pasuria është me shumë se dyfishi i burimeve të ligjshme të krijimit teë saj. Përmes procesit të rregullt ligjor të vetting, me dy shkalle, ballafaques, transparent, ne jemi mjaftueshmërisht të sigurt (aq sa mund të jemi të sigurt nga drejtësia tokësore) se vendimi përfundimtar për këtë gjyqtar, e për këdo tjetër të këtillë, do të jetë i drejtë. Në rastin e kandidadit për strukturat e vetting, nëse bëhet siç e kërkojnë ndërkombëtarët e Tiranës, me diskrecion, pa transparencë, pa kontradiktorialitet, pa mundësi apelimi, nuk do të jemi asnjëherë të sigurt se vendimi i marrë është i drejtë, i duhur, në përputhje me kriteret ligjore të vetting të pasurise mbi dyfishin e burimeve. Po kështu edhe për fakte a indicie për kontakte të papërshtatshme me persona nga krimi i organizuar.

Me metodën e ndërkombëtarëve të Tiranës mund të shpëtojë, me apo pa dashje një i paudhë, aq më keq kur këta, mund të jetë edhe ish-gjyqtare, ish-prokurorë deri dy vite më parë, ndryshe nga kolegët e tyre që vetting i gjen në detyrë. Mund të digjet, me apo pa dashje, një kandidat i përshtatshëm por ju janë dhënë garancitë e mjaftueshme gjyqtarëve e prokurorëve aktuale, të presupozuar zullumqare. Asimetria është evidente.

Kërkesa për një proces të rregullt ligjor në verifikimin e kënaqjes së kritereve minimalisht të domosdoshme ligjore të vetting nga kandidatët për këto struktura s’ka të bëjë me mungesë besimi në parim tek ndërkombëtarët, përkundrazi.

Por, gjithçka mund të ndodhë, me apo pa dashje, thjesht e vetëm se edhe të huajt janë njerëz, mund të gabojnë pa dashje, mund të gabojnë mbi informacione të dhëna padashje të pasakta, mund të gabojnë mbi informacionet e dhëna qëllimisht të deformuara nga institucionet shqiptare, mund të bien pre e interesave a të korruptohen. Këto kanë ndodhur e do të ndodhin me ndërkombëtarët e Tiranës në plot raste të tjera.

Procesi i rregullt ligjor krijon premisa të mëdha për evitimin e këtyre rreziqeve per shqiptaret. Per me teper i ndihmon edhe vete nderkombetaret, i shpeton nga paragjykimi, akuza e padrejte, ju mundeson te gjejne shkakun e nje gabimi dhe personin pergjegjes, qofte ky i huaj apo shqiptar.

Mbas ketij hapi, mes kandidateve te mbetur, njesoj te ligjshem, pra njesoj te paakuzueshem, te pacenueshem, te pamanipulueshem per shkak te mungeses se provuar te ceneve ligjore, mund te pergjidhen ata 21 vete qe, sipas autoritetit perzgjedhes jane me te afte, me bindes me te besueshem krahasimisht te tjereve. Ketu jemi ne zonen diskrecionale, preferenciale, subjektive, te vendimmarrjes dhe ndaj se ciles s’ka askush te drejte te ankohet.

Se treti, perzjerja e dy hapave ne variantin hibrid te nderkombetareve te Tiranes jo vetem qe sjell pasojat e mundshme te siperpermendura por mund te jete sjelle denigrim publik te kandidateve te pershtatshem dhe dekurajim te pjesmarrjes se tyre ne gare.

Imagjinoni per nje moment qe kane aplikuar 100 apo 200 kandidate dhe nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit jane hequr nga lista pjesa me e madhe me cilesimin e nenkuptuar “te papershtatshem” dhe kane mbetur ne liste 42 kandidate per 21 poste.

Te papershtatshem per cfare? Se kane pasuri te pajustifikuara me burime te ligjshme? Se kane lidhje me krimin e organizuar? Se jane te paafte profesionalisht? Apo se, ndonese nuk i kane keto cene, jane thjesht e vetem me pak te mire se keta 42 vete? Kush do i sqaroje kandidatet per kete? Ne c’menyre? Me C’mjete? Po Kuvendin? Po publikun?

Po sikur nje apo disa kandidate te kerkojne e sqarime? Po sikur ne mungese te sqarimeve ata te fillojne betejen e sqarimit publik dhe/ose te kerkojne te drejten ne gjykatat e vendit, perfshire ate Kushtetuese e deri ne ate te Strasburgut per cenim te personalitetit krahas cenim te se drejtes? Aq me keq nese, duke i paraprite ketij cenimi, kandidate te vlefshem do te dekurajoheshin per te aplikuar.

Mekanizimi korigjues i parashikuar nga varianti hibrid i nderkombetareve te Tiranes, ai qe Kuvendi, me 2/3 e votave mund te rrezoje listen e nderkombetareve eshte nje tjeter nonsens. Me se pari, nje mazhorance e ketille me shume gjasa eshte e pamundur, aq me pak ne 10 dite. Se dyti, Kuvendi nje i tere s’mund te jete dot nje instance apeluese per ceshtje individuale. Por edhe nese mundet, me c’te drejte Kuvendi, per hir te shkeljes se mundeshme te te drejtave dhe dinjitetit te nje apo disa kandidateve do te rrezonte nje liste me kandidate te vlefshem? A mund te ndreqet e drejta e njerit duke cenuar te drejten e fituar te tjetrit?

Le qe Kuvendit nuk i jepet kjo mundesi per kete qellim. Mekanizmi eshte propozuar si mundesi politike e megjithate eshte asimetrik i thekur. Nese, per nje aresye apo tjetren, lista e ardhur nga ONM per kete faze te perzgjedhjes diskrecionale, subjektive nga Kuvendi ka pak ose aspak kandidate te pelqyeshem nga mazhoranca, kjo nuk e ka fare te pamundur ta rrezoje listen ndersa opozita, perballe ketij problemi, e ka te pamundur ta rrezoje ate paraprakisht dhe, ne vijim, mund te tentonte ta bllokonte ate ne komisionin ad-hoc, nga i cili ose nuk do dilnin fare struktura vetting ose do te dilnin gjysma e kandidateve dhe pra gjysmestruktura te vetting, si gjysmagjeli. Vate reforma ne rastin e pare, qesharake ne te dytin.

Per te gjitha keto dhe shume te tjera, varianti hibrid, permes kapercimit te procesit te rregull ligjor, eshte i i rrezikshem per interesin publik, cenues i te drejtes se individit per kandidim dhe i dinjitetit te tij, mine per gjithe reformen.

Propozimi i ri i demokrateve u thote nderkombetareve te Tiranes qe ta bejne bashke vetting, nga komisioni parlamentar ad-hoc me 3+3 vete dhe ONM, me transparence, me kontradiktorialitet, me mundesi apelimi ne GjK e me nje rol shume te forte monitorues e me te drejta proceduriale te ONM. Propozimi demokrat i ka te gjitha elementet e domosdoshem proceduriale. Vec nese ndekombetaret nuk duan i besojne Kuvendit por thone se e kane problemin me GjK si instance apeluese.

Ne kete rast, nderkombetaret e Tiranes mund te kerkojne ta bejne eksluzivisht vete kete hap, jo me diskrecion por me transparence, kontradiktorialitet dhe mundesi apelimi e korigjimi. Vetem pas ketij hapi te ketille mund te kalohet ne ate diskrecional ose drejtperdrejt ne komisionin ad-hoc 6+6 ose me nje perzgjedhje paraprake nga ONM te nje numri te mjaftueshem kandidatesh te pershtatshem, mes atyre njesoj te ligjshem, per 21 vende dhe me shanse mjaftueshmerisht proporcionale te pranueshmerise apo rrezimit te listes si e tere nga te dy krahet e politikes e jo vetem nga njeri.

E thote populli: “nje hap i jashtezakonshem eshte me i lodhshem se dy hapa te zakonshem”. Rrezikon te shkelyhesh shalesh, te rrezohesh per t’mos u ngritur me.

Pjese nga varianti hibrid i nderkombetareve te Tiranes

  1. SHQYRTIMI NGA ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit)

Një trupë nga Operacioni Ndërkombëtari Monitorimit shqyrton kandidatët dhe verifikon aftësitë profesionale, integritetin moral dhe pasuritë e tyre. Paneli heq nga lista kandidatët e papërshtatshëm. Në fund të procesit të seleksionimit do të dalin 3 (tre) lista: (a) lista me kandidatët për komisionerë, b) lista me kandidatët për komisionerë publikë dhe c) lista me kandidatët për gjyqtarë);

  1. KUVENDI KONFIRMON LISTAT

Tre listat i dergohen Kryetarit të Kuvendit. Nqs listat nuk kundërshtohen nga Kuvendi me një shumicë prej 2/3 brenda 10 ditësh nga dërgimi, ato quhen të pranuara.

/Shkruar për SYRI.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here