Refuzimi i protestës së diasporës, Vasili: Rama i çmendur, Majko ha turpin me buk

0
138

Pas refuzimit të kërkesës për një protestë në Tiranë të disa përfaqësuesve nga diaspora ka reaguar kreu u grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili.

Në një shenim në faqen e tij në facebook ai shkruan se, “pasi jua ka prurë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve ky Kryeminister i marrë i hapi lufte edhe diasporës”.
“Rama nuk lejon diasporen të protestojë megjithese organizatoret kishin respektuar ligjin pike për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim”.

Ja postimi i tij i plotë:

Rama i cmendur ndalon diasporen te protestoje,Majko rri dhe e ha turpin me buke.

Rama ky i cmendur pa sherim po lufton edhe me diasporen.
Pasi jua ka prure ne maje te hundes te gjithe shqiptareve ky kryeminister i marrë i hapi lufte edhe diaspores.
Rama nuk lejon diasporen te protestoje megjithese organizatoret kishin respektuar ligjin pike per pike dhe kishin bere edhe kerkese me shkrim.
Policia e Rames dhe e Lleshajt konsumuan turpin me te madh te pluralizmit shqiptar.

Kjo qeveri legenash, qe organizon gjoja takime te dhemshura me diasporen,qe shqyhet duke bete hipokrizi sikur vdiq per voten e tyre,e nxori fytyren e saj te zeze dhe te vertete duke mos i lejuar te protestojne ne bulevard,se u prishka terezia publike.

Po kur e zaptonin keta te rilindjes ne 2010 bulevardin me jave te tera me cadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urine prej tyre nuk prishej terezia publike.
E neveritshme eshte se si Pandeli Majko i pari Minister i Diaspores ne histori rri e veshtron kete turp dhe nuk jep doreheqjen.
Gezuar vitin e ri Pandi po ti rri kot akoma ne ate zyre.

Diaspores qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllen deren,megjithate rri Pandi rri,nuk je as i pari as i fundit qe e ha turpin me buke.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here