Defekti në nënstacion lë Gjirokastrën pa drita

Për më shumë se katër orë banorët e qytetit të Gjirokastrës kanë qenë pa furnizim me energji elektrike.

Furnizmi me energji është ndërprerë prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa është rikthyer në orën 13:45.

Mungesa e energjisë ka paralizuar punën pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore, ndërsa ka prekur po kaq edhe bizneset private. Vetëm një pjesë e tyre vazhduan punën me gjenerator.

Duket se gjithçka ka ndodhur për shkak të një defekti në zonë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment