Rëndohet akuza për policin që vrau Klodianin, Qazim Rasha: Shteti të bëjë atë që duhet!

0
191

Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, në një intervistë për News 24 ka folur në lidhje me ndryshimin e akuzës ndaj efektivit të Forcave Shqiponja, që qëlloi për vdekje të birin e tij.
Sipas Prokurorisë, akuza që rëndon ndaj efektivit Nevaldo Hajdaraj është “Vrasje me dashje” në dëm të viktimës Klodian Rasha.
Lidhur me këtë, Qazim Rasha është shprehur se kërkon drejtësi nga shtetasi, pasi sipas tij, drejtësia shëron plagët dhe zemrën.
“Jemi bij të këtij shteti, kërkojmë drejtësi prej tij. Drejtësia shëron plagët, ajo shëron zemrat. Përveç shtetit, kush mund të bëjë drejtësi? Kur shteti kërkon të nxjerrë të vërtetën, ka një lehtësim. Kërkova drejtësi që ditën e parë e vijoj ta kërkoj. Kam besim të plotë që çdokush e ndjen dhimbjen time. S’ka fije dyshimi që gjërat do të shkojnë atje ku duhet. Raste të tilla ndodhin njëherë në shekull. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do më ndodhte. Kurrë mos ndodhtë ajo që më ndodhi mua. Kam besim se shteti do të bëjë punën e vet”, ka thënë Qazim Rasha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here