Rënia e eksporteve të fasonerisë, shkak mbetet emigracioni masiv

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve sipas Institutit të Statistikave ranë me rreth 1 pikë përqindjeje në periudhën janar-gusht, të këtij viti. Faktori parë që ka ndikuar në rënien e eksporteve të tekstileve është zhvlerësimi jo i natyrshëm i euros ndaj leku 2-3 vitet e fundit. Gjithashtu mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit. Pikërisht ky është elementi i dytë që ka goditur sektorin e fasonerisë. Sektori i fasonerisë është më i madhi në vend për sa i përket punësimeve me mbi 70 mijë të punësuar sipas shoqatës të prodhuesve vendas të veshjeve dhe këpucëve. Nga llogaritjet që kjo shoqatë ka bërë, humbja vjetore nga kursi i këmbimit dhe mugesa e fuqisë punëtore është mbi 45 milionë euro.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment