Rënia e të ardhurave të familjeve shqiptare ,shkak papunësia

0
186

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipëris ë , rreth një në tre familje shqiptare merr hua për të përballuar shpenzimet për nevojat jetike të konsumit. ndërsa vërehet një rritje në numrin e familjeve me të ardhura të ulëta, deri në 17 mijë lekë në muaj. Vëzhgimi i Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e parë të këtij viti tregon se huatë merren në përqindje të konsiderueshme edhe për blerje ose riparim prone si dhe për zhvillim të një biznesi. Nga vrojtimi, gjithashtu rezulton se ka pasur një rritje të numrit të familjeve që jetojnë me të ardhura të ulëta mujore, deri në 17 mijë lekë. Në fakt, sipas të dhënave, ato përbëjnë rreth 11% të familjeve shqiptare. Po sipas këtij vrojtimi, pjesa më e madhe e familjeve, rreth 53% e tyre, vijon të mbetet në nivelin ‘17-50 mijë lekë në muaj. 27% e familjeve deklarojnë të ardhura mujore 50-100 mijë lekë. Ndërsa vetëm 7% deklarojnë të ardhura në nivelin 100-200 mijë lekë në muaj. Rënia e të ardhurave të familjeve lidhet edhe me uljen e numrit të të punësuarve. Në 6 muajt e parë të këtij viti, ky tregues është ndikuar edhe nga ulja e numrit të të vetpunësuarve, por edhe prej rasteve të largimeve nga puna në administratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here