Reportazhi i RAI 3 për kanabisin, Salianji: Rama dështoi,Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës!

0
150

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të reportazhit për rritjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, nga televizioni Italian RAI 3 .Në një deklaratë për mediat Salianji bën me dije se reportazhi i RAI 3 konfirmoi edhe njëherë se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës ,dëshmia dhe provat tregojnë dështimin e Ramës dhe Sandër Lleshajt e një ndër kushteve kryesore të vendosura nga bundestagu Gjerman.

Deklarata si mëposhtë:
“Dëshmia e sjellë nga Rai 3 dëshmon dështimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt në plotësimin e një prej kushteve kryesore të Bundestagut për nisjen e negociatave- luftën kundër krimit të organizuar. Në Shqipëri, krimi i organizuar jo vetëm nuk po luftohet, por, i mbrojtur nga partia në pushtet, është shndërruar në lojtar kryesor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
Prej 6 vjetësh, nuk ka asnjë bos të krimit të organizuar në burg. Nuk ka asnjë bos të trafikut të drogës të arrestuar. Burgjet e Sandër Lleshajt kanë mbushur me opozitarë që protestojnë kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe me të varfër që punojnë parcelat me kanabis.
Bosët janë të gjithë të lirë, sepse i sigurojnë Edi Ramës para për të blerë votat dhe për të mbajtur në këmbë projektin e tij për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë.
Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandë prej miliona eurosh të qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin. Vetëm pak ditë më parë u kapën në Greqi 1.2 ton drogë, ndërsa në brigjet italiane kjo është një ngjarje e zakonshme.
Është e qartë favorizimi i hapur që i bën Rama trafikantëve të drogës për interesit e tij personale politike, është e qartë për këdo që me Edi Ramën në qeverisje fëmijët në shkolla gjejnë më lehtësisht kanabis se stilolapsa, se me Ramën biznesi kriminal i drogës po mbyt çdo konkurrencë dhe mundësi që biznesi i ndershëm të ngrejë kokë, se me Ramën në qeveri te arsimuarit të shkolluarit nuk kanë të ardhme, është e qartë se rendi dhe siguria publike, jeta dhe prona e qytetarëve është e pasigurt prej bandave dhe kriminelëve të veshur me pushtet.
Qytetarët nuk e duan dhe nuk e pranojnë këtë realitet. Së bashku me ta ne do ta shkëpusim Shqipërinë nga zgjedha e krimit.
Lufta ndaj krimit është prioritet kryesor i Partisë Demokratike. Ne jemi të vendosur ta shkërmoqim krimin e organizuar, lidhjet e tij me politikën dhe të çojmë para përgjegjësisë penale çdo bandit, qoftë ai Kryeministër, deputet, kryetar bashkie apo bos i krimit të organizuar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here