Republika e Çekisë hap Konsullatën e parë për Qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës në Sarandë

0
190

Republika e Çekisë hap Konsullatën e parë për Qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës në Sarandë, duke u bërë kështu vendi i parë që hap konsullatë në Sarandë.

Inaugurimi i Konsullatës Çeke në Sarandë do të bëhet ditën e Premte dhe konsulle e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në Sarandë do të jetë Lolita Poda Jorkiewitz.

Interesi i qytetarëve të Çekisë për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht Sarandën, ka qenë vit pas viti i lartë, çka reflektohet edhe në hapjen e Konsullatës, e cila ndryshe nga vendet e tjera të cilat konsullatat i kanë kryesisht në Gjirokastër apo Vlorë, Republika Çeke ka përzgjedhur të caktojë si kryeqendër të Jugut të Shqipërisë pikërisht Sarandën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here