Reshjet intensive të shiut probleme në Memaliaj

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me disa banesa në Memaliaj. Dy banesa pranë kishës së qytetit janë përmbytur ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për largimin e banorëve dhe të ujit.
Kjo situatë mësohet se ka ardhur si pasojë e punimeve që kryen Bashkia e Memaliajt.
Ndërkohë që punimet kanë vazhduar me ritme të ngadalta, në zonë janë krijuar gropa të shumta e për pasojë është bllokuar edhe rrjeti i kanalizimeve.
Mësohet se ende nuk është bërë asnjë investim për kanalizimet apo sistemimin e zonës pavarësisht se ky projekt nisi pas zgjedhjeve të fundit të 30 qershorit .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment