Reuters /Nuk ka negociata me Shqipërin

0
159

Sipas Reuters ,Gjermania ka propozuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti ndërsa për Shqipërin ka shumë kushte të papërmbushura . BE duhej të binte dakord për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2018 dhe pastaj përsëri qershorin e kaluar. Por vendimi u vonua në mënyrë të përsëritur mes mosmarrëveshjeve të nxehta të brendshme .

Në draftin e vendimit të 15 tetorit të ministrave të BE-së, sipas Reuters thuhet se : “Në dritën e përparimit të arritur në reformat … (BE) vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Por – ndërsa BE-ja duartrokiti zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë , shumë në BE janë të shqetësuar thellësisht për rekordin e Tiranës për korrupsionin. Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidencial për në BE, i cili u pa edhe nga Reuters. Ndërsa e la pjesën e pandryshuar në Maqedoninë e Veriut, ajo nuk dha datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, në vend të kësaj propozoi një listë me më shumë reforma që do të bëheshin nga Tirana përpara se të zhvillohej një takim i tillë. Ato shkojnë nga ngritja e gjykatave në Shqipëri deri tek rregullimi i ligjeve elektorale si dhe luftë korrupsionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here