Rifillon marshimi drejt Tiranës i grevistëve të Zharrëzës

Pas disa orë pushimi gjatë natës, grevistët e Zharrëzës në Patos tashmë të kthyer në marshues, kanë vijuar rrugën e tyre më këmbë drejt kryeqytetit. Janë rreth 30 persona nga fshati Zharrëz që nisën maratonën e tyre më këmbë drejt Tiranës dhe drejt kryeministrisë, për t’i dhënë mesazh kryeministrit Rama se në kushtet kur askush nga qeveria nuk shkoi te ata, po shkojnë ata te ai tashmë.

Pjesë e marshimit, janë dhe disa prej grevistëve që kanë qëndruar pa bukë për disa ditë me radhë, e ata po transportohen me karroca nga bashkëfshatarët e tyre.

Mbrëmjen e djeshme ata e përfunduan marshimin në kilometrin e 50-të pranë Lushnjës, e mëngjesin e sotëm rinisën sërish rrugëtimin.

Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre me kompaninë amerikane Bankers që sipas tyre është e papërgjegjshme dhe po shkatërron banesat në zonën e tyre me shpërthime në kërkim të naftës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment