Rikthehen “Karnavalet e Gjirokastrës”

0
234


Dita e sotme, 21 shkurt ka shënuar festën e “Karnavaleve” në qytetin e Gjirokastrës.

“Karnavalet” kanë qenë traditë për gjirokastritët por për shkak se këto të fundit kanë karakter fetar gjatë viteve të komunizmit e mëpas “u fshinë” nga kalendari i festave popullore.
Dikur Karnavalet festoheshin nga të gjithë përfshirë këtu djem e burra të vjetër të Gjirokastrës. Me maska që i përgatitnin me duart e tyre për ditë e netë, së bashku me veshje tipike të folklorit. Grupe të ndryshme të ” maskuar” niseshin në çdo shtëpi, trokisnin në çdo portë për ta bërë pjesë të këtij gëzimi .Sokakët “kumbonin” nga hareja dhe më pas ashtu tok të gjithë grumbulloheshin në “Sheshin e Çerçizit.”
Aty niste kënga , vallja, e tingujt e sazeve përhapeshin në çdo skutë, sepse qyteti kishte festë. Ata që i gëzoheshin së tepërmi kësaj feste ishin padyshim fëmijët, të cìlët vallëzonin , luanin nën melodin e instrumentave që nuk pushonin për orë e orë të tëra.
Pas shumë ditësh përgatitje ishte koha për të dhënë shfaqje . Por e veçanta e atyre kohëve është një element , ndoshta një nga më të rëndësishmit, gjithçka ishte shqip. Atë që sot vështirë se e gjen në çdo aktivitet që zhvillohet.
Pazari u popullua sot, për disa çaste , iu shtua bukuria nga kostumet shumëngjyrëshe që fëmijët e shkollave kishin zgjedhur për të veshur e maskuar. Nxënësit e shkollave 9 vjeçare të qytetit kanë zhvilluar një paradë , kanë kërcyer dhe kënduar për disa momente ndryshe nga e përditshmja.Festa e Karnavaleve organizuar në këtë formë ka ardhur si risi për qytetin pas shumë vitesh mungese të festimit.Pasi vitet e tjera aktivitete kanë mbetur brenda shkollave.

I pranishëm në aktivitet, kryetari i bashkisë Flamur Golemi , ka thënë se dita e sotme shënonte dhe çeljen e aktiviteteve të tjera që do të ketë në vazhdimësi me qëllim zhvillimin e turizmit por dhe jetës kulturore në vend.

Golemi: ” Me ngjyrat tuaja , me bukurinë tuaj , gëzimin tuaj vërtetë Gjirokastra ka një të ardhme të bukur që e meriton. Kemi filluar sot siparin e festave. Kemi qenë gjatë muajit dhjetor në një muaj aktivitetesh , ndërkohë sot hapim gjithë vitin e aktiviteteve . Kemi thënë që Gjirokastra nuk do të ketë vetëm një sezon turistik 3 muaj ,4 apo 6 muaj por do të kërkojmë 365 ditë turizëm për Gjirokastrën dhe po përpiqemi.Kemi nevojë për ju të dashur fëmijë.Faleminderit që keni zbukuar këtë shesh , është koha të festojmë!”
E pranishme në aktivitet ka qenë gjithashtu dhe ish-Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Kësaj radhe , bashkia e qytetit ka menduar ta zgjerojë festën duke ofruar sot dhe nesër koncert me këngëtarë të njohur shqiptar të muzikës së lehtë e pop , DJ etj, gjatë mbrëmjeve dhe ushqime për të pranishmit në stendat që janë ngritur tashmë në pazar. Dhe me këto “Karnavale moderne” , u mundua të rikthehet edhe njëherë ” tradita” ndonëse jo në formën e duhur.

(Dikur Karnavalet në Gjirokastër)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here