Aksioni i zhvatjes, policia ndëshkon 512 qytetarë për maskat!

Në 24 orët e fundit raportohet se janë ndëshkuar 512 qytetarë, të cilët janë kapur pa maska. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja 512 qytetarë.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 512 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment