Rikthehet kanabisi në Lazarat, 5 në pranga mes të cilëve dy gra

Pas pese vitesh nga operacioni antikanabis ne Lazarat, Policia Rajonale identifikon sasi kanabisi te mbjelle dhe njekohesisht prangos kultivuesit. Operacioni policor i koduar “Sopoti”, ka rezultuar i suksesshem pasi u arrestuan në flagrancë 5 banore te fshatit Lazarat mes te cileve dy gra. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 rrënjë kanabisi.

Personat e arrestuar janë B.A., 65 vjeç, S.A., 40 vjeç, M.K., 69 vjeç, H.N., 46 vjeçe, dhe B.N., 36 vjeçe, te gjithe banues ne fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan organit te akuzes per hetime te metejshme nderkohe qe mbi ta rendon vepra penale e kultivimit te bimëve narkotike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment