Rilindja kërkon t’i japë privatit ujin e pijshëm

Edhe Ujësjellësit do të jepen me koncesion në administrim të kompanive private. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsult një draft ku parashikohet që projektet të miratohen brenda një muaji nga paraqitja e kërkesës nga çdo bashki. Ky fakt do të ndikoj negativisht tek qytetarët pasi do rris më tej çmimet.
Pas detit, rrugëve dhe tokës edhe furnizimi me ujë të pijshëm do të kalojë me koncesion. Ministria e Infrastrukturës nuk ka të ndalur me projektet PPP edhe pse kundërshtohen nga ndërkombëtarët. Drafti i hedhur për konsultim së fundmi parashikon dhënien me koncesion të ujësjellësve.
Sipas këtij vendimi ministria duhet të miratojë brenda një muaji kërkesën që mund të vijë nga një bashki për dhënien e furnizimit me ujë në administrim të privatit. Dhënia me koncesion i këtij shërbimi do të ndikoj negativisht tek qytetarët shqiptarë. Investimet e kësaj natyre çojnë në rritjen e çmimit dhe nuk çojnë në përmirësimin e shërbimit apo kryerjen e investimeve të munguara në këtë sektor.
Aktualisht kompanitë e ujësjellësve në vend vuajnë nga keqmenaxhimi për shkak të punësimeve politike dhe shpenzimeve të luksit.
Ndërmarrjet në vend kanë një sërë detyrimesh të pashlyera kryesisht ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment