Rilindja si rikthim i revanshit politik

0
159
Nga Rezart Bejko
Klima politike dhe tensioni social sot ne Shqiperi eshte kaq akut sa asnjehere tjeter qe pas 1997-es, por ne disa aspekte situata eshte edhe me keq.
Ndersa atehere zemerimi popullor kishte si arsye kryesore humbjen e kursimeve ne firmat piramidale , zemerim i cili natyrshem do te derdhej mbi qeverine e atehershme, sot tensioni politik dhe social nuk ka vetem arsye ekonomike, dhe nese do te ishte per ceshtje te tille nuk besoj se sot do te ishim ketu ku jemi; ne nje prag te konfliktit civil.
Problemi qendron se tash prej disa vitesh, kjo qeveri, qe ne fakt vepron si nje organizate kriminale, cdo dite e me shume po zhben ate sistem qe menduam se ngritem me renien e komunizmit: Demokracine e ngritur mbi nje sistem te ekonomise se tregut dhe lirite themelore njerezore pa te cilat vete domokracia nuk quhet me e tille. Pra, kemi te bejme me nje zhberje te kontrates sociale e cila u ngrit se bashku me vendosjen e pluralizmit. Kontrata sociale nuk parashikon vetem qeverisjen me rradhe te partive apo paleve politike, por parashikon edhe ate qe eshte me kryesorja, menyren se si njera pale qeveris dhe ushtron pushtetin i cili nuk i perket vetem pales fituese dhe votuesve te saj por te gjithe shoqerise. Vjedhja, krimi, korrupsioni i jashtezakonshem, kanabizimi i vendit ne cdo cep, dhuna dhe arroganca ndaj pjeses me te dobet te popullsise, shkelja e ligjeve dhe Kushtetutes ne menyre te rendomte dhe gati te perditshme, klientelizmi, kontrolli i te gjitha pushteteve te pavarura, ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqesor, kalimi ne nje regjim oligarkik, kontrolli i mediave kryesore nepermjet qerasjes me pasuri publike jane te gjitha fenomene te cilat te mbledhura se bashku jane fenomene qe zhveshin demokracine dhe shtetin e se drejtes nga esenca e tij dhe shperbejne kontraten sociale, pra indin e bashkejeteses sociale dhe harmonise.
Pas gjithe ketyre bemave te kesaj organizate, e cila jo pa qellim u quajt Rilindje, duket se jemi kthyer jo ne 1997 ku kinflikti shfaqej si pasoje e zemerimit ndaj qeverise, por ne 1945-en, ku konflikti ishte para se gjithash social dhe politik.
Perballe ishte vete populli i ndare ne dy pale: njera pale ne humbje e siper e tjetra ne fitore e siper. Fale kontributit banditesk te Rilindjes, retorikes armiqesore ndaj popullit opozitar, si dhe fale propagandes se saj ne sot zemerimin nuk e kemi vetem me qeverine, por edhe me palen tjeter te popullsise e cila e mbeshtet dhe qe po shfaq nje lloj revanshi komunist fiks si ne 1945-en.
Qe ketu del edhe kuptimi i termit “Rilindje”. Rilindja si rikthim dhe revansh. Stili, gjuha dhe personazhet jane te njejte. Biologjikisht eshte e njejta pale qe po mer revanshin, me ate stil rrugaceror dhune, urrejtjeje dhe arrogance si ne 1945-en.
Pra ja ku kemi mberritur sot ne kete situate, ku vetem pak dite na ndajne nga momenti vendimtar, aty ku do ndahet shapi nga sheqeri. Opozita e sotme eshte gati perballe nje misioni te pamundur, fale edhe faktorit nderkombetar te dyzuar, te paqarte dhe ne rastin me te keq driteshkurter dhe te korruptuar. Opozita betohet se nuk do te kete zgjedhje, por kjo deri tani eshte vetem retorike. Protestat dhe djegia e mandateve deri diku e kane permbushur pjeserisht qellimin, pra nderkombetrazimin e problemit shqiptar por edhe nje fare zgjimi te brendshem.
Por laku po shtrengohet dhe Opozita nuk duhet te mjaftohet vetem me deklarata dhe ceshtjet ligjore, d.m.th. vetem me faktin qe c’dekretimi i zgjedhjeve eshte legal dhe votimi eshte jo i ligshem. Ketu cdo gje eshte tej ligshmiresise, ndaj opozites i duhet nje plan B, i cili duhet te permbaje forcen fizike.
Une uroj qe Basha ta kete nje plan te tille, perndryshe fundi i tij politik dhe i joni si qytetare te nje vendi te lire dhe normal eshte i garantuar. Basha duhet te kujtoje presionin nderkombetar per te bere kompromis me Ramen dhe te futej ne zgjedhje dy vite me pare. Ishin keta nderkombetare cilet i dolen garant per zgjedhje te lira, per te cilat sot kemi dhe provat se nuk ishin te tilla.
Pra, nderkombetaret jane pjese e problemit dhe ne aspektin moral, permes perfaqsuesve te tyre, po tregojne se jane te kalbur, te korruptuar dhe ne rastin me te mire shohin vetem interesin e tyre. U bene disa vite qe pafytyrysine e tyre po e tregojne cdo dite nepermjet heshtjes uleritese qe po mbajne mbi te paberat e kesaj organizate kriminale. Injorimi total qe po i bejne dhunimit te vlerave te demokracise, prishjes se ekuilibrave sociale dhe tesutit te bashkejeteses sociale te shqiptareve eshte i pashembullt.
Dikush mund ta quaj dhune sot aksionin e forces se opozites, por nese nuk ndodh kjo, atehere dy jane zgjidhjet per vendosjen perfundimisht te ekuilibrit politik pas 30 Qershorit: ose do te na duhet te perdorim forcen ekstreme te dhunes deri ne marrjen e armeve, ose gjysem-regjimi do te kompletohet si i plote dhe do te na skllaveroje.
Perballe jane dy forca qe nuk jane ne ekuiliber politik. Njera do te prevaloje qe te vendoset ekuilibri ose balanca te zhvendoset totalisht nga njera ane, nga ana e se keqes. Ose ne vendosim ekuilibrin dhe shpetojme vendin dhe te ardhmen e femijve tane, ose regjimi do te na shkele dhe femijet tane do te behen sherbetore te revanshisteve te rilindur.
Ne rastin e dyte, regjimi mund te tregohet “i bute “ me humbesit duke i lene te braktisin vendin, duke hequr qafe cdo lloj rezistence. Kjo do te ishte fitorja e dyte e madhe e komunisteve pas asaj te 1945-es.
Zoti u dhente mend shqiptareve duke bojkotuar aktin e fundit te vendosjes se regjimit te plote nen kontrollin nje individi shume te rrezikshem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here