Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Njerëzit nuk duan të ikin nga çadrat

0
162
  • Në “Opinion” Rama ka folur në lidhje me situatën e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Siç ka bërë disa herë në fakt, Rama u mundua të justifikohej duke thënë se procesi i rindërtimit u ndërpre në mes nga pandemia Covid që preku edhe vendin tonë vitin e kaluar. I pyetur nga gazetarët në lidhje me përdorimin e fondeve të tërmetit Rama tha në delir se qeveria shqiptare ka bërë një nga investimet dhe proceset e rindërtimit më spektakolare!

Rama tha:

Procesi ynë i rëndërtimit është spektakolar nga pikëpamja e zhvillimit të këtij procesi në kornizën e tmerrshme të një pandemie që ka shtrënguar në mënyrë eksponenciale të gjitha llojet e hapësirave. Në pranverën e ardhshme nuk do ketë më asnjë gjurmë të tërmetit dhe asnjë familje që të thotë unë jam akoma pa strehën time. Buxheti ynë është investuar për të mos lënë kohë të zgjatur për njerëzit, sidomos për ata në çadra. Sot që flasim, në çadër janë vetëm disa qindra familje nga 11 mijë e ca që ishin ditën e parë. Pse janë disa familje në çadër? Sepse nuk duan të ikin nga çadra, jo sepse nuk kanë mundësi tjetër. Është zgjedhje e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here