RIP Fadil Vokrri, krenaria e Vëllazërisë sonë!

Nga Genci Dauti

Me kujtohet si tani Epopeja e “FC PRISHTINA”ne mes-vitet 80′, -dhe sidomos KryeLegjenda e paperseritshme e Kombit shqiptar Fadil VOKRRI! Ishin vitet me gri (per te mos theme zeza, apo “anni di piombo”) te rinise sone ne Tiranen e atehershme, dhe ne ato xhirot e famshme te Bulevardit pershperitej gati me misticizem emri i Fadil Vokrrit the Ekipit te Futbollit te Prishtines qe ishte ngjitur ne Ligen e Pare te Kampionatit te Futbollit te IshJugosllavise. Per fat, ne Fakultet kishim shoke te Tropojes (“Malesise se Gjakoves”), qe sa here ktheheshin te Henave prej andej, na sillnin “live” haberet per heronjte e Prishtines. Dalengadale, te Djeles se “Domenica Sprint” dhe e “Fantastico 5” e Pipo Baudos po i shtohej dhe nje dimension i ri: “Sportski Pregled”, apo le te themi “Rubrika Sportive” e Kampionatit te Futbollit jugosllav, -ku per cudi, sado kanale liberale televizive kishin, kur Fadil Vokrri me cunat e Prishtines vallezonin “Vallen e Rrugoves” me festivale golash ne stadiumet e Zagrebit e Beogradit, dhe tifozeria kosovare ja merrte “Besa Beses”, kronika jepej pa ze (megjithese kishin kaluar disa vite nga demonstratat e studenteve te Prishtines te 81′, kosovaret vazhdonin te etiketoheshin si irredentiste). Per cudi, Qelbesirat tona te Tiranes nuk transmetonin asnje lajm (me perjashtim te ndonje paragrafi me 4-5 rreshta tek “Sporti Popullor” ne fund te faqes se katert), per keto spektakle te vellezerve tane, qe sadopak na benin realisht krenare si shqiptare. Po rasti fatlum personal e solli qe une t’a shoh “live” legjenden e gjalle, -ne Vlore kur Fadili erdhi me ekipin e Partizanit te Beogradit e luajti kunder Flamurtarit. Ne perfundim te ndeshjes, pas asaj fitore historike tonen me ate SuperGol te Roland Iliadhit, u pozicionova deri tek kordoni i Policise rreth autobuzit te lojtareve te Partizanit, -Fadil Vokrrin e kisha balle per balle vetem disa metra, -vetem sy me sy arritem te shihemi …, -e kam lexuar cdo mendim te tij, per te mos thene edhe deziluzionin e tij per c’i shihnin syte… (ishte koha kur me Vlore “ushqeheshim” vetem me “Buke, Kripe dhe RTM). Kushedi c’ka menduar me vete, kur shikonte njerez kock e lekure, rruge gomeresh, dyqane bosh, por ama parrulla e pankarta sa te duash… I eshte kujtuar (por ndoshta shpifur) dita me e lumtur e karrieres se tij, -16 Tetor 1983, me ate gol brenda ne Beograd ne fitoren 3-1 ndaj Crvena Zvezdes, dhe kur kori I “irredentisteve” kosovare shpertheu “EHo EHo EHo EHo), saqe te gjitha kanalet televizive jugosllave e jepnin kroniken a ze … (Per te mos shtuar cfare “shock” ka pesuar pas dy javesh, ne ndeshjen e kthimit ne Beograd kur ka marre vesh, se futbollistet e Flamurtarit, ndersa populli i Shkodres dhe Vlores mezi i priste si heronj, kelyshet e Beogradit ne mes te Tiranes i kishin dhene urdher doganiereve ne Han te Hotit t’i zhvishnin futbollistet e Flamurtarit me breke e kanatiere, pasi kishin mcefur edhe camcakiza …).
O Fadil VOKRRI, me ka mbetur peng qe s’arrita dot t’ju takoja e perqafoja, e te pinim nje Kate, e te te falenderoja nga zemra per kuantet e krenarise qe na ke dhene ne ato vite te erreta, dhe qe na ke bere bashke vlonjate e tropojane, shkodrane e sarandjote, mbi te gjitha per inspirimin qe u ke dhene cunave si Lorik Cana me shoke, qe na cuan deri ne France!
Lamtumire Krenaria jone e paharruar!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment