Rockpolitik..!

0
588

Nga/STEKA E VJETER!

Rockpolitik..!

Ne folene e turtujve dhe te korbave, mberriti haberi se Vava dhe Zamka do te organizonin party, per ta ngrohur dhe motivuar disi levizjen e tyre te integruar, pasi per pakez muaj vinin dhe zgjedhjet!

Party, party-cicerinin turtujt e erektuar dhe te partizuar me levizjen e integruar, pasi i’u kujtoheshin ditet e haremit qe kishin kaluar ne Jale ! Dhe ndersa po ngjisnin shkallet per te zyra e tyre pasi aty do te zhvillohej dhe party, si gjithmone aty i priste Babazoti, i egzaltuar nga ereksioni i kenaqesise se turtujve, e cila po e ngushellonte disi prej impotences qe kishte kohe qe kishte bere vend te karabina e babazotit! Eeee mo e, pushka dhjece e tij, te ciles i ishte lagur baruti! Babazoti ndryshe nga java e pare, kete here u kishte gatuar turtujve jo kokodashe por mëmeligë, te cilen po ua jepte turtujve nepermjet nje sahani, ku turtujt me sqepin e tyre po kafshonin mëmëligën e Babazotin e cila po u dukej kur e kafshonin, sikur po shijonin buken e pashkeve! Babazoti kishte ulur dritat per ta bere ambientin erresire si ne disko, se i shikonte dhe ai dreq portali Jugunews po te kishte drite dhe u nxirrte bojen pastaj! Por ishte i zgjuar Babazoti e kemi thene! Dhe ndersa po priste turtujt e korbat, Babazoti kishte veshur nje futa dhe po ferkonte nga koka turtujt, turtulleshat dhe korbat, te cilet po shijonin mëmëligën, te cilen Babazoti ne vend qe t’i hidhte zahar kur e kishte gatuar, i kishte hedhur zeher! Muzika ne sfond si dhe skena ne sfond ku kishin ardhur te gjithe, i kishte harbuar te gjithe, si turtujt si dhe korbat, te cilet po kendonin dhe njezeri kengen qe ishte vene ne ato caste:

Ooooo sa kam b.. e mire, shume mire me dridh zemer, shume mire me dridh! Ooooo sa kam b….e mire, shume mire me dridh shpirti, shume mire me dridh..!

Dhe teksa po kendonin te gjithe me ze te larte keto fjale te kesaj kenge qe po degjohej prej tyre, turtujt dhe turtulleshat te rrembyer prej kenges, po leviznin te pasmet e tyre ashtu sic thoshte teksti i kenges, por ne fillm leviznin te majten e te pasmeve te tyre duke e ngritur embel pakez lart, pastaj te djathten nepermjet muskulit te djathte te se pasmeve te tyre dhe pastaj te dyja anet e vitheve bashke! Dhe teksa po leviznin vithet e tyre sipas muzikes dhe kenges thoshin ne korr:

Ah sa bukur ah,….

Ooooooo sa kam b.. e mire, shume mire me dridh zemer, shume mire me dridh!

Babazoti qe ishte burre me taban, nderroi muziken dhe i ftoi te gjithe ne valle dhe te gjithe u mblodhen ne valle sup me sup dhe teksa po kercenin sup me sup, ulerinin duke folur dhe tekstin nje kenge te Ylli Bakes, e cila ishte:

Ne nje fshat atje ne Luq, hidhnin vaaaallen ca hajdute!

Opppaaaaaa degjoheshin britmat e erektuara te turtujve dhe korbave, prej valles qe kishin marre! Ambjenti, muzika, alkoli dhe substancat qe u kishin ngelur nga Jala, kishin bere te tyren, secili ne party ishte harbuar dhe egzaltuar aq shume sa ishte per qejf te vet dhe po kendonin te gjithe per qejf te vet! Dhe ne kete atmosfere te ndezur te secilit per qejf te vet u degjua te kendohej prej dikujt!

Alo alo ambulanca.. Pse te zune me gure mor burre.. Po ta dija po ta dija .. Nuk do te drejtoja kurre..!

Ishte Arman Paramanda qe po e kendonte kete kenge per qejf te tij, pasi po i kujtoheshin ditet e tij ne krye te spitalit, ku per aq kohe sa ishte , gjithmone spitalit nuk i tha nje here spital, por i thoshte gjithmone ambulance! E ndersa harbimi ne party po arrinte ne kulmin e kenaqesise u degjua te kendohej pre dy njerezve qe po e shijonin ne maksimum ate cfare po kendonin!

Hajde te djali me pamje nga mali, hajde te djali me pamje nga mali ..

Une ty t’lagi me shampanje, une ty t’lagi me shampanje..!

Ishte Kreku me Idlir Ymerin, qe po i kendonin njeri-tjetrit keto fjale te ketij teksti te kesaj kenge! Dhe Kreku po tregonte veten me duar teksa kercente dhe kendonte fjalet e djalit me pamje nga mali, ndersa Idlir Ymeri po levizte si hip-popist dhe po i derdhte Krekut nje shampanje ne koke! Ah sa bukur ah-tha kete here askush nga ta, por Steka e Vjeter! Harbimi po vazhdonte dhe ne nje rreze aty ne party u degjua te kendohej po dyshe nje kenge shume e njohur.

Tope tope o papagalos, o tope tope o papagalos-kendonte Psomi Kafshata me Gamisu o Taqis, te cilet teksa kendonin dhe vallezonin perballe njeri-tjetrit me nje gote uzo mbi koke, po diktonin dhe me gishtin e tyre tregues perkundrejt njeri-tjetrit teksa po kendonin-Tope tope o papagalos, o tope tope o papagalos..! Hahaha,-mos qeshni qe tani se ka akoma! Dhe teksa atmosfera po behej flake u degjua bujshem, te kendohej prej nje zeri femre.

Ajo, ajo, s’ka si ajoooooo! Sepse une jam ajo ajo ajo, s ka si ajooooooooo, – ishte vete ajo Zamka! Turtujt e korbat brohoriten, duartrokiten dhe fishkelline deri ne delir dhe ne eksil, kur degjuan Zamken te perseriste fjalet e kenges qe po kendont e  S’ka si ajooooooooooo! Papritur gjithcka ngriu si me magji dhe te gjithe u ulen me njerin gju mbeshtetur te pllakat e zyres pasi po degjonin te kendohej prej dikujt.

Se jaaaaaaaaam Al Capone! Ishte Vava dora vete! Dhe ndersa Vaves po i dukej vetja Al Capone, turtulleshat kishin bere nje rreth rrethor ku e kishin vene Vaven ne mes, the teksa e kishin vene Vaven ne mes te rrethit, po i kendonin-

Alo, alo, alo ty te degjovaaaaaa, dhe cfare kam poshte te ngrohte, ty ta dhurovaaaaaaaa- kuisnin duke u skuqur cicerueshem ne faqe, turtulleshat me Vaven ne mes tyre! Nami fare, nona vete, kulmi i kenaqesise ne party! Babazoti nderkohe po u jepte turtulleshave jo me mëmëligë apo kokodashe, por buke lepurushi, kujt tul e kujt kore! Dhe teksa i kishte vene syrin nje mënjëlle aty, Babazoti po i kendonte mëllënjës teksa po i fuste tulin e bukes se lepurushit ne goje.

Mooori molla me sherbet, qyyyyysh ta lem ket muhabet!

Hahahaha-mos qeshni mo mos qeshni, po vazhdoni te lexoni me poshte!

Nderkohe Kreku hyn mes rrethit te turtulleshave dhe i drejtohet Vaves duke i kenduar Vaves aty mes rrethit te turtulleshave:

Kush te doj kush te doje kush te doje le ta besoj ..se do vere soji ne soj…. jam si uthull jam si vaj…bem o Vava te te ngjaj… ! Dhe nderkohe turtujt dhe korbat u bashkuan bashke me turtulleshat dhe duke perplasur duart po i kendonin ne krekerisht Krekut ate kengen, dy dele, dy dele, treqind pare: Dy serume dy serume bejn pak pare…shume serume shume serume bejne shume pare….hajde Kreku hajde Kreku hidh ti valle..beji ti Kreku, beji ti Kreku paret male! Po kendonin te gjithe ne krekerisht per Krekun dhe Babazoti ne kete ambient flake qe ishte bere, doli ne ballkon dhe hipi ne telat e rrobave te ballkonit te tyre ashtu si nje lakuriq nate! Dhe teksa rrinte ne ballkon mbi telin e rrobave me gishtat e kembeve dhe te duarve kapur mbi tel ashtu si lakuriqi i nates, po kendonte nje kenge te Elvana Gjates qe sapo ishte vene ne sfond:

Putheeee-kendonte Babazoti –

Putheeeee-vijonte ai!

Ne te njejten kohe nje turtulleshe qe sapo i kishte ardhur cikli i mëllënjës, kishte hipur mbi tel dhe po kendonte bashke me Babazotin ne krah te tij! Putheee-thosh Babazoti duke kenduar! Putheee-thoshte dhe turtullesha ne tel, krah Babazotit! Babazoti teksa po verente turtulleshen mëllënjë, qe po e shqetesonte me zerin e saj te holle, i thoté duke mos e humbur ritmin e kenges qe po kendonte.

Pipeeee,-i tha Babazoti! Mirepo turtullesha nuk po e degjonte prej kenaqesise ku kishte hyre nga muzika, e ndersa Babazoti vijonte ti thoshte pipeeeeee, ajo thoshte, putheee ..! -Pipeeee.. -Putheeee.. -Pipeeeee… -Putheee.. Puthe pipe e pipe puthe po degjohej dueti mes te dyve. Dhe teksa dueti po vazhdonte Babazotit i ra sheqeri dhe nuk duroi dot me, por nxorri pincat dhe i theu sqepin turtulleshes! Turtujt e tjere te trembur nga kjo skene ku Babazoti i theu sqepin me pince turtulleshes, u afruan ashtu te trembur te Babazoti duke i puthur pincen Babazotit, pasi po u dukej Babazoti si Ndrioja tek filmi “Udha e Shkronjave”, qe nxorri kryqin dhe tha:

Putheeee, puthe qe te shpetosh ! Eh turtujt e shkrete, te vinte dhe gjynah per ta, pasi vetem therrime dhe premtime hanin te shkretet dhe nese do te benin ndryshe nuk do hanin me as therrime dhe as premtime! Serish gjithcka ndaloi pasi Vava do te recitonte nje poezi i frymezuar nga takimi i fundit qe kishte bere me fermeret e Gjirongastres! ..

O bujqit e Gjirongastres

Dhe ju o frangat e trastes

Do t ua veje Vava Tavéne

Sa te kete Azhbr-éne!

Recitoi keto vargje Vava dhe te gjithe turtujt brofen duke britur dhe duartrokitur : Bravooooooooo! Dhe nderkohe Vava kerkoi serish qetesi prej turtujve dhe kobave dhe filloi te kendonte teksa turtujt e korbat po tundnin kandilat e tyre qe sapo i kishin ndezur, per t’i tundur si qirinj, rreth Vaves qe po kendonte.

Po kur te jesh merzitur shume..

Ne Orgucat, o ti kerkome..

Aty i fshehur do jeeem une..

Si nje trojan , aaa si ujkonje..

Pervec turtujve dhe korbave qe u perloten nga kenga qe po kendonte Vava, vete Babazoti u prek aq shume nga kenga e Vaves, pasi nuk e mendonte dot kurre mungesen e Vaves sic thoshte kenga dhe sic po perlotej, Babazotit nga emocionet i ra prape sheqeri, ku humbi ekuilbrin dhe ra nga teli i rrobave ku kishte hipur, madje jo vetem nga teli, por u rrezua dhe nga ballkoni Babazoti i shkrete!

Qyqa, korba une, mana muu,uééé,uéé,uéé,-u degjua te thuhej njekohesisht si nga turtujt,si nga korbat, si nga Vava, si nga Zamka, kur pane Babazotin te rrezohej nga ballkoni! Dhe me kandilat te cilat i kishin ndezur kur kendonte Vava, dolen ne ballkon dhe poshte ballkonit per te gjetur Babazotin!

Babazooooot, o Babazoot, -po therrisnin te gjithe!

Babazoooot, o Babazooot-vijonin serish! Por Babazoti nuk dukej gjekundi! Kishte humbur Babazoti !

Oooo cu kenaqem-po i thoshte Zoica, Vasillos te cilat ishin aty rreth e rrotull zyres se tyre ku kishin pare gjithka kish ndodhur dhe po ndodhte! Madje nje nate me pare Zoica i kishte thene Vasillos, se nje nate me pare Zamka kishte thirrur Blanen, mikrofonin e tyre te kamerave te integruara, per t’i gjetur me cdo kusht se kush ishte Steka e Vjeter! Dhe Blana te ciles i ngjante vetja si gushkuqe, ishte vec nje mëllënjë e kamufluar si gushkuq! Blana qe ishte nje shitese televizoresh ne lagjen e roméve, i kishte thene Zamkes, se Steka e Vjeter ishte Pam ta Rasi! Po po Pam ta Rasi, qe dikur ishte drejtues i nje televizioni publik ne Gjirongaster!

Ai eshte ai, i kishte thene Blana, Zamkes, qe jo vetem nga emri Blana, por dhe po ta shikoje ngjasonte si ato arrixhofkat lekurebardha qe te shohin filxhanet!

Ai eshte ai , i kishte thene Zamkes, ai Pam ta Rasi, eshte Steka e vjeter, eshte ai qe na i Rasi atehere, sa qe drejtues i GJVT-se, televizonit te Gjinongastres, ai Pam ta Rasi, qe sic na i rasi, po vazhdon te na i rasi-i kishte thene Blana nje nate me pare Zamkes!

Oooo cu kenaqem-vazhdonte serish Zoica, ti thoshte Vasillos!

 

STEKA E VJETER!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here