Rrahin keq 40 vjeçarin, në pranga dy vëllezër nga Roskoveci

0
138

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Fierit, për shkak se kanë goditur me sende të forta një 40-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Të arrestuarit janë vellezërit E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
Njoftimi i policisë:
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:
E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.penale “Plàgosje e rèndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here