Rregullat e reja/ 14 bashkitë që dolën nga izolimi dhe aktivitetet që ndalohen

0
182

Shqipëria po shkon gradualisht drejt hapjes së plotë, pas dy muaj izolim total si pasojë e koronavirusit.
Nga dita e sotme (11 maj) listës së zonave të gjelbra iu shtuan edhe 14 bashki në vendin tonë, çka do të thotë se qytetarët mund të qarkullojnë lirisht pa patur nevojën e lejeve.
Konkretisht, listës së gjelbër i shtohen bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë.
Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00.
Bashkitë e kuqe
Ndërkohë Tirana, Durrësi, Kruja, Kamza, Shkodra, Kurbini dhe Fieri vazhdojnë të jenë zona me risk të lartë. Në këto bashki, do të vijojë të aplikohen rregulla të rrepta sigurie. Në këto bashki nuk lejohet dalja pa autorizim dhe as qarkullimi I mjeteve private.
Plani i hapjes më 18 maj
Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësise.
Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30.
Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.
Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.
Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.
Aktivitetet e ndaluara
Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura.
Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here