Rrëshket dheu, 8 familje në rrezik, bashkia i’a fut gjumit

0
339

Rrëshket dheu, 8 familje në rrezik, bashkia i’a fut gjumit  

pallati-qe-rrezikon-shembjen

Koha e keqe gjatë ditëve të fundit me rreshje të shumta të shiut, është shoqëruar me rrëshkitje të dherave në zonën kodrinore të Gjirokastrës. Në pjesën kulmore të lagjes “Kodra e Shtufit”, rrezikohet shembja e një godine katër katëshe në të cilën banojnë tetë familje. Dherat shtufore dhe bazamenti argjil në të cilën është ndërtuar kjo godinë, janë bërë të paqëndrueshëm. Banorët revoltohen për mungesën e vëmendjes nga ana e kryetares së Bashkisë. Gjendja është në kufijtë e katastrofës, pasi jetojnë me frikë në zemër dhe në ditët e fundit, pothuajse nuk kanë fjetur fare në banesë. Ata kanë akuzuar drejtpërsëdrejti kryetaren e Bashkisë Zamira Rami, se nuk ka dërguar asnjë ekip për të verifikuar gjendjen e krijuar, ndonëse ata kanë kërkuar ndihmën e saj. Banesa është ndërtuar 15 vjet më parë dhe është marrë për bazë mendimi gjeologjik për të, ndërkohë që shpimet e fundit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit pranë kësaj godine, mund të kenë ndikuar në dobësimin e bazamentit shtufor që rrethon godinën në fjalë. Pas shirave të rrëmbyeshëm gjatë ditëve të fundit, në Gjirokastër kjo është pika më e dëmtuar si pasojë e motit të keq. Nga ana e vet Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut, ka raportuar për gjendjen në të cilën ndodhen këta banorë dhe raportuar në Bashkinë e Gjirokastrës e cila mesa duket, harron se ka detyrime t’i gjenden pranë taksapaguesve të rregullt të saj në kohë krizash.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here