RREZIK!!! Coca-Cola e dëmshme, ja cfarë thonë studiuesit

Komentet e qytetarëve për Coca-Cola në faqet e rrjeteve sociale bashkohen në një pikë: kjo pije nuk duhet konsumuar, sepse është e dëmshme për shëndetin dhe sidomos nënat nuk duhet t’ua japin fëmijëve të tyre. “Cola Zero është akoma më e dëmshme se ajo me sheqer, pasi përmban substanca ëmbëlsuese artificiale që janë shumë të rrezikshme dhe kanceroze. Dhe për mendimin tim është mëkat që nënat të ushqejnë fëmijët e tyre me të tilla ushqime pa asnjë vlerë ushqimore dhe vrasës të ngadaltë!!”, – shkruan një komentuese, Rea Maze.

Shqetësimi
Disa prej tyre shprehen se është në dorën e njerëzve të mos e konsumojnë nëse vërtet mendojnë se është e dëmshme. “Ia kam harruar shijen”, – shkruan Mimoza Xakollari. “Kush mendon se është e dëmshme, mos ta konsumojë, kaq ndërgjegjësim e kemi të gjithë”, – shkruan një tjetër komentuese. Komentuesit theksojnë se Coca-Cola nuk është asgjë para perimeve dhe ushqimeve të skaduara që konsumojnë shqiptarët. “Vërtet kola është e dëmshme, por nuk besojmë se është më e dëmshme se sa mishi apo zarzavatet që rriten me hormone”, – shkruan Mira Qyli.

Po të shkosh përtej kufijve shqiptarë duket se ndërgjegjësimi është akoma më i madh. Komentet në anglisht te faqe të ndryshme ku reklamohet Coca-Cola, bëjnë thirrje jo vetëm për të mos e konsumuar këtë lloj pijeje, por edhe për të ndërgjegjësuar njerëzit se kompania duhet të marrë masa për të pastruar oqeanet, nga ndotja që ka shkaktuar.

Të tjerë komentues shkruajnë se “‘aspartame’ shkakton kancer”, disa të tjerë shprehen se “në disa vende përdoret si një ndër produktet pastrimi, imagjinoni se çfarë i bën trupit tuaj nga brenda?!!”, “gjithë ai aspartame i këndshëm, një vdekje e parakohshme e bukur”, – shkruan dikush tjetër, duke ironizuar.

Çfarë është aspartame?
Në faqen online www.cancer.org thuhet se ‘Aspartame’ është një nga ngjyruesit artificialë më të zakonshme në përdorim sot. Është shitur nën emrat e markave ‘NutraSweet®’ dhe ‘Equal®’. ‘Aspartame’ është bërë duke u bashkuar me aminoacidet ‘aspartic acid’ dhe ‘phenylalanine’. Aminoacidet janë blloqet e proteinave dhe gjenden natyrshëm në shumë ushqime. ‘Aspartame’ përdoret në shumë ushqime dhe pije, sepse është rreth 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Kjo, nga ana tjetër, ul kaloritë në ushqim apo pije.

Shumë opinione pretendojnë se ‘aspartame’ shkakton problemesh shëndetësore, përfshirë kancerin dhe vazhdojnë të qarkullojnë në internet. ‘Aspartame’ është përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitin 1980 dhe tani gjendet në shumë produkte ushqimore. Nëse është i sigurtë apo jo të përdoret dhe a e shkakton kancerin, përgjigjet, sipas www.cancer.org mbeten të paplota. Ndërsa, “truefeed.net” e datës 14 maj 2017 shkruan se “studiuesit në Universitetin e Ajovës zhvilluan një studim i cili më në fund zbuloi të gjithë të vërtetën pas pijeve dietike.

Studimi që zgjati më shumë se 9 vjet e gjysmë, u drejtua nga Dr. Ankur Vyas dhe përfshiu rreth 60 mijë pjesëmarrës. Qëllimi ishte analiza e efekteve të ‘aspartame’, një përbërës artificial i cili është përdorur në vend të sheqerit në pijet dietike. Dhe gjetjet ishin tronditëse! Konsumi i 2 ose më shumë pijeve dietike në ditë, sipas artikullit, shton rrezikun e problemeve kardiovaskulare me 30% dhe rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare me 50%”, – shkruhet në këtë artikull. Pra, nëse nuk i besoni apo jo këto artikuj, zgjedhja ëhstë e juaja. Por artikulli i ‘truefeed.net’ thekson edhe faktin se rreth 75% e të gjitha ankesave të ushqimit që FDA merr çdo vit janë të lidhura me ‘aspartame’.

Burimi: Alternews.al

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment