Rrezikon të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë

0
239

Ura e Drashovicës në Vlorë rrezikon të shembet, alarmin e japin banorët të cilët shprehen se bazamenti i këmbëve të urës ka dalë mbi ujë.
“Nga gërryerja është bërë ajo ashtu, ka dalë bazamenti poshtë” shprehet një banor.
Në strukturë çarjet janë thelluar.
Banorët e zonës ngrenë alarmin se vepra e ndërtuar në vitin 1967, kërcënohet nga marrja e inerteve në Lumin Shushicë dhe mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë mbi të.
“Është marrë zhavorr aty në lumë,” është shprehur një banor tjetër .
“Është atje poshtë një lavatriçe, është një tjetër më lart, është tjetra më lart dhe nuk e di dhe se sa. Ligji është që nuk duhet të preket lumi absolutisht.”
Tabela sinjalizuese për tonazhin e mjeteve që lejohet të kalojnë mbi urë mungon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here