Rriten temperaturat ,ja si do jetë moti në orët në vazhdim

Falë kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe sot vendi ynë ka patur dhe do të vazhdojë të ketë deri në fund të ditës mot të kthjellët.
Temperaturat në vlerat minimale arritën nga -8ºC në zonat malore deri në 3 grad celcius në ato të ulta dhe bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat në relievet malore arritën 6ºC ndërsa ato të ulta dhe bregdetare deri në 16ºC, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Edhe për ditën e nesërme vendi do të ndikohet nga të njejta kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Nesër gjithashtu pritet depërtimi i masave relativisht më të ngrohta duke rritur vlerat e temperaturave, kryesisht ato të mëngjesit.
Në këtë mënyrë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -5ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulëta e bregdetare.
Po ashtu edhe temperaturat e mesditës pritet të kenë rritje duke prekur vlerat nga 11ºC në zonat malore deri dhe 17ºC në ato të ulta e bregdetare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment