Rritet numri i emigranteve nga lindja qe hyjne ne Shqiperi/ Voda: Trendi është në rritje, por situata eshte nen kontroll.

Rritet numri i emigranteve nga lindja qe hyjne ne vendin tone. Te dhenat tregojne se nga nje janari deri më 5 mars të vitit 2020, janë regjistruar 2537 emigrantë të paligjshëm, 1672 prej te cileve kanë kërkuar azil në Shqipëri. Por sipas zv/ministres se brendshme, Rovena Voda trendi është në rritje, por situata eshte nen kontroll.
Voda kembengul se nuk ka asnjë situatë emergjente per shqiperine pavarsisht thellimit te krizes ne kufirin turko-grek.
Emigrantët që zbarkojnë në Shqipëri, menjëherë kërkojnë azil për të fituar disa ditë kohë dhe më pas të marrin rrugën drejt BE-së. Disa prej tyre abuzojnë me kërkesën për azil duke mos e përfituar atë, por pjesa më e madhe largohen pa pritur ende procedurat.
Irakenete zënë pjesën më të madhe të emigrantëvë qe hyjne në territorin shqiptar duke u ndjekur me pas nga sirianët, marokenët, algjerianët dhe pakistanezët.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment