Rritet punësimi dhe shpenzimet për personat pa arsim të lartë

0
169

Ekonomia shqiptare po zhvillohet përmes një modeli që gjeneron vende pune për personat me arsim të ulët e të mesëm.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se shpenzimet dhe punësimi janë rritur ndjeshëm për këta persona, në krahasim me individët që kanë diplomë universiteti.

Një kryefamiljar me arsim të ulët shpenzon për familjen e tij mbi 71 mijë lekë në muaj, ndërsa kryefamiljari me arsim të lartë shpenzon mesatarisht 116 mijë lekë në muaj.

Në vlerësimin që bën INSTAT, përgjatë 5 viteve, tek familja me arsim të ulët vihet re rritje më e madhe e shpenzimeve se te familjet e tjera. Në të kundërt, familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kishin rritjen më të ulët të shpenzimeve mujore për konsum.

Një familje me arsim të lartë shpenzoi gjatë një muaji mesatarisht 116 mijë lekë më 2020 me një rritje 13 % nga viti 2014.

Shifrat i referon edhe shkalla e papunësisë, ku ajo rezulton më ulëta për personat që kanë mbaruar arsimin 8-9 vjeçar.

Në krahasim me intelektualët e punësuar, ajo arrin 9.2 deri në 9.5 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here